Kastriot Ismailaj: Nuk po më lejojnë të takohem me gruan

15 Tetor 2015, 09:12Kronika TEMA

Kastriot Ismailaj ka qenë dje prezent në procesin gjyqësor për konfiskimin e pasurive të tij.

Ismailaj gjatë seancave të kaluara është paraqitur nga avokati, por për shkak se tashmë është transferuar nga Feri në Tiranë, ka marrë pjesë në gjyqin që zhvillohej në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ai ka folur shkurtimisht në seancën e djeshme, ku sipas Panoramës, ka thënë se nuk tërhiqet nga gjyqi në Arbitrazh kundër shtetit shqiptar.

Ai kërkon 130 milion euro, pasi sipas tij, qeveria ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën mes kompanisë së tij DIA dhe CEZ.

Ndërkohë, Ismailaj u ankua se prej kohësh nuk po e lejojnë që të takohet në burg me të shoqen dhe avokatin e tij.

Bashkëshortja e Ismailajt, sipas një letre të Spartak Brahos, ka qenë pre e presioneve të Tom Doshit dhe Dritan Priftit, që Kastriot Ismailaj të dëshmojë kundër Ilir Metës.

Për këtë arsye, Braho ka kërkuar që ajo të merret në mbrojtje.

Vetë bashkëshortja e Ismailajt e mohon këtë gjë.

2 komente në “Kastriot Ismailaj: Nuk po më lejojnë të takohem me gruan”

  1. Tiku says:

    Cfare mbrojtje eshte kjo te mos takosh gruan dhe avokatin po te takosh prokurorin komunist braho

  2. Duka says:

    Kyci i dores daku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje