Zbardhet vendimi/ Gjykata: Fajin e ka Këshilli Mbikqyrës, jo Ardian Fullani

13 Tetor 2015, 15:53Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës zbardhi vendimin e shpallur një ditë më parë, në të cilin ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani mori pafajësinë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në dokumentin që Top Channel disponon gjyqtari Artan Gjermeni shprehet mbi argumentat që e bindën atë të rrëzojë veprimet hetimore të prokurorisë, e cila nga ana e saj do kundërshtojë në gjykatën e Apelit.

Duke radhitur veprimet hetimore gjyqtari Gjermeni shprehet në vendimin prej 16 faqesh se veprimet e të pandehurit Ardian Fullani nuk plotësojnë elementët që kërkon legjislacioni penal për t’i cilësuar ato si elemente të shpërdorimit të detyrës.

Në referim të provave, qëndrimi i prokurorisë se guvarnatori nuk ka propozuar zv. guvernatorin e dytë, ligji thotë se atë e zgjedh, e emeron Këshilli Mbikqyrës i bankës.

Në asnjë dispozitë nuk përcaktohet afat shprehet gjykata për bërjen e propozimit i cili është diskrecion i guvernatorit, propozim i cili nuk sjell asnjë pasojë në rast aq më tepër që këto detyra të zv.guvernatorit të dytë janë plotësuar nga zv.guvarnatori i parë.

Kjo mungesë nuk ka shkaktuar probleme dhe mangësi në funksionimin e Bankës së Shqipërisë shprehet më tej gjykata.

Aq më tepër që sipas gjykatës mungesa e zv.guvernatorit për politikat e administrimit, procedurat e përdorimit dhe mjeteve financiare, janë kompetencë e Këshillit Mbikqyrës.

Në lidhje me episodin e dytë të mos propozimit të nismave jurdike , edhe kjo e drejtë i takon Këshillit Mbikqyrës e për këtë mos veprim nuk mund të konsiderohet që Fullani ishte në kundërshtim me ligjin.

Ndryshe nga sa pretendon prokuroria për departamentin e emisionit ku ndodhi edhe vjedhja e 713 milionë lekëve, gjykata shprehet se aktet për funksionimin e tij ekzistojnë sipas datave përkatëse

Gjykata vëren se fakti që nga ana e prokurorisë nuk është arritur të identifikohet se ku konsiston mosveprimi i të pandehurit Ardian Fullani, se cila është masa që duhet të ishte marrë prej tij dhe që nuk është marrë, nuk mund të përdoret kundër të pandehurit si provë dhe as si argument se i pandehuri nuk ka kryer detyrën në përputhje me ligjin.

Në një proces penal organi i prokurorisë ka barrën e provës dhe detyrimin ligjor për të provuar akuzën, ndërsa i pandehuri gëzon garancinë kushtetuese të prezumimit të pafajësisë, konsaton gjykata.

Edhe për blerjen e ish hotel Dajtit gjykata argumenton se nuk rezulton që nga veprimet e Fullanit t’i jetë shkaktuar dëm shtetit , pasi në rastin konkret nuk kemi tjetërsim të pronës dhe aq pakësim të pasurisë së shtetit. Edhe vlefta e dhënë në formën e çmimit për blerjen e ish hotel Dajtit nuk është dëm thotë gjykata pasi ato në finale janë asete monetare dhe pasuri e patundshme e shtetit.

11 komente në “Zbardhet vendimi/ Gjykata: Fajin e ka Këshilli Mbikqyrës, jo Ardian Fullani”

  1. Lennard says:

    Keta gjykates duhen shkrire fare.Pse nuk i hyn gjykata problemit se ku kane shkuar leket e shqiptareve?Po keshilli mbikqyres eshte vete FULLHAJNI, Ai vendoste , Ai vuloste .I fuste nga nje peshk dhe vere me shkerdhatat e Mbikqyrjes dhe i jepte gaz SHPERDORIMIT. ZAGARE TE NDYRE!!!

    1. po_pra says:

      Po pra dhe une me ty jam po kesaj nuk i hyn gjykata po prokuroria dhe ajo deri tani hetimin e ka bere vetem me ato qe i thoshte Bitraj. Nuk eshte gjykate ne kete rast leshi po prokuroria qe beri nje arrestim politik ja ku doli qarte. Po Ti nuk e ke qe te dali e verteta po vetem ke inate kete fullanin. Po e pate kaq inat nje person mos na dil ketu te shash gjykaten dhe me karten morale fallco se dashke me bo shtetin.
      Pse se arrestune baben e Brisedes apo ai nuk ruante aty ruante???
      Ishte roja i pare cuditerisht dhe qe nuk i kishte zbatuar ashiqare rregulloret nuk arrestohet?????

      Ik mor legen mos shkruaj me se na cate trapin. shkruni me rekomandim dhe sdini cfare thoni.

      1. ceni usa says:

        Na fal se te shame gjykaten o Arjana Full hajni, po Shqiperia ka vetem legena dhe palaco politikane se po te ishit ne ndonje sistem apo shtet tjeter nuk do guxonit dot te benit ato pelivanlliqe qe keni bere.Burri juaj ishte aq i zene “me punet e shtetit” sa edhe krevat dopjo kishte ne zyre, po ty as qe te bejne pershtypje keto ” fakte” te vogla…vazhdo jetoje jeten ashtu si e ke nisur deri sa te dale ndonje burre me dy RR qe tju tregoje se cfare meritoni.

      2. hysa says:

        Bravo o Fullan se na e mbushe mendjen o “qokaxhi”!

    2. neda says:

      Sigurisht qe detyrat jane te ndara me ligj dhe nuk mund te themi me hamendje se Fullani eshte fajtor, kur keshilli mbykeqyres eshte organi kryesor simbas arsyetimit ligjor te gjykates, atehere ky keshill duhet te merret i pandehur simbas legjislacionit shqiptar, per te cilen ai eshte paguar nga taksapaguesit dhe ne se ligji parashikon sanksione ndaj tyre, apo ne se ligji eshte bere ne ate menyre qe askush nuk mund te penalizohet. Besoje se telenovela do vazhdoje.Te shohim me tej…ligjet shqiptare jane formuluar qellimisht ne ate menyre qe askush te mos denohet

    3. Bureto says:

      Nuk eshte dhe fare pa vend vendimi i gjykates. Fajin kryesor e ka prokuroria, qe jo vetem ne kete rast, i e gjerat te formuluara me ambiguitete qe t’i lere dore te lire gjykates te jape pafajesi. megjithate prokuroria deklaroi se do ta ankomoje. Te shohim vazhdimin e telenoveles. Po ne vendimin e gjykates verehet se faji nuk qendronte te Fullani, por tek keshilli mbikqyres. Po qe se kjo eshte e vertete, (une jam me kete mednim) atehere i takon prokurorise t’i kthehet atij institucioni, duke hapur padi penale per KM. Faj pa fajtor nuk ka kurre. Nese duan te japin dhrejtesi. Po pikerisht kjo eshte per te vene kujen ne kete vend. Spekullohet me terma juridike kur demet jane sa nje mal. (jovetem per kete rast)

  2. Tomorri says:

    Se shqiperia do te behet nje dite do gjendet edhe nje dite per te folur per kete gjyqtar Gjermeni.
    Po ky keshilli mbikqyres nga kush drejtohej mor gjyqtar i piste fund e krye,megjithate lere se me shume dite vijne se shkojne more gjermen.

  3. vezhguesi says:

    ky eshte turp dhe skandal mjere o Shqiperi per keta gjykaates hajdut ssi Fullani

  4. mikel says:

    u voll banka e shqiperis a ha pordhi kali ne der te honit

  5. Tili says:

    Argumentim bindës i gjykatës rrugës prokuroria ndryshon argumentimin në bazë të parave të hedhura nga Fullani paret i mori LLALLA ..??? Mund dhe ndonjë tjetër që pasi mori lekët tha lëreni se djalë i mirë ky Fullani. Vendi i gëlasave të shqiponjave

  6. i penduari says:

    a ju hengert mortja kafshe. ne vuajme nga lloji i derrave ne gjykate, ju hengert nje kancer ne gryk inshallah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje