Të vetëshpallurit imamë kërcënojnë gjyqtaren: Do të vijë radha edhe ty!

13 Tetor 2015, 10:58Kronika TEMA

Seanca e radhës ndaj të vetëshpallurve imamë, që akuzohen nga drejtësia shqiptare për terrorizëm dhe rekrutues për llogari të ISIS-it në Siri dhe Irak, është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes të pandehurve, prokurorit të çështjes dhe trupës së gjyqtarëve.

Gjithçka ka nisur me refuzimin e të pandehurit Bujar Hysa të avokatëve të caktuar nga lista kryesisht prej gjykatës.

I pandehuri Hysa ka replikuar ashpër me prokurorin e çështjes, ndërkohë që nuk kanë munguar as kërcënimet e tij në adresë të kryesueses së trupës së gjyqtarëve, raporton TCH.

“Do të vijë radha edhe ty”, i është drejtuar gjykatëses së çështjes ai.

Pas këtij momenti, gjykata vendosi nxjerrjen jashtë të të pandehurit Hysa dhe shtyrjen e seancës.

Edhe seanca e mëhershme, e mbajtur në muajin shtator, dështoi për shkak të tensioneve në sallë.  Të vetëshpallurit imamë akuzohen për terrorizëm. Ata vepronin jashtë Komunitetit Mysliman Shqiptar në atë që njihet si xhamia e Unazës së Re.

4 komente në “Të vetëshpallurit imamë kërcënojnë gjyqtaren: Do të vijë radha edhe ty!”

  1. Ushtaraku i vertete says:

    Si mund te tallen disa injorant mjekrroshe me trupen gjykuse????
    Kjo tregon se ne çfar derexheje ka arritur gjykimi ne shqiperi,ketu del qarte se ata te gjithe duhet te japin dorheqen dhe me mire te bejne nje pune tjeter se sa te punojne si gjyqtare gje qe nuk ka lidhje fare me ate çfar duhet te beje nje gjyqtar.

  2. emi says:

    o shteti nuk i eleminoni dot brenda ne burg me bar miu sic bejne sherbimet sekrete te cdo vendi me plehra te tilla

  3. po pastaj? says:

    Fytyrat me te dhjera.

  4. anna says:

    Kemi ndyresira-gjyqtare te korruptuan, ndaj dhe keta tallin by…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje