Mark Frroku dhe Tom Doshi janë përballur sot në hyrjen e Gjykatës së Lartë.
Frroku kërkon lirimin, ndërsa Doshi ka qenë për procesin gjyqësor ndaj Spartak Brahos.
Mediat raportojnë se Frroku e ka përshëndetur Doshin, duke i thënë “Si je Tom Doshi?”
Por, duket se ky i fundit e ka injoruar, duke mos i kthyer përgjigje.
Frroku dhe Doshi kanë qenë miq me njëri-tjetrin.
Por, ata u prishën pasi Doshi pretendonte se ishte njoftuar nga Frroku për vrasjen që do t’i bëhej atij nga Meta, ndërkohë që Frroku tha se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe Doshi ka shpifur.