Autoriteti rrugor: Akset kryesore të hapura, nuk ka bllokime rrugësh

11 Tetor 2015, 12:43Kronika TEMA

 Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi situatën më të fundit në rrugët e vendit.

Prej mesnatës po punohet nga Shtabi i Drejtorisë në të gjitha akset rrugore. Akset kryesore janë tërësisht në funksion të plotë dhe nuk ka bllokime. Ka patur rrëshqitje dherash në disa zona, por me ndërhyrjen e drejtorive rajonale situata është normalizuar.

Segmentet më të vështira për momentin janë: Vlorë-Fushë Dukat, Ersekë-Korçë,Këlcyrë-Ballaban. Aksi Banjë -Drizë është bllokuar për faktin e rënies së dherave në rrugë, dhe është bërë devijimi nga Kaciveli.

Po pastrohet rënia e gurëve të vegjël në segmentin Gramsh – Kodovjat. Në segmentin Pajovë – Elbasan ka pasur rënie gurësh dhe bllokim të një korsie ku është ndërhyrë në orën 4 të mëngjesit dhe tani është funksionale, po në këtë segment vazhdon pastrimi i gurëve të vegjël.

Në segmentin e Durrësit ka pasur ujë në disa pjesë të autostradës, por që është ndërhyrë nga firma kontraktuese dhe është normalizuar qarkullimi. Akset e tjera janë të kalueshme dhe po punohet.

ARRSH në bashkëpunim me drejtoritë rajonale dhe emergjencat civile ndjek në terren situatën dhe është e angazhuar, për të ndërhyrë në çdo emergjencë. Ka gatishmeri në të gjitha akset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje