Pak ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës njoftoi se pritet të aplikohen parkimet me kartë , policia rrugore që i ka dërguar sugjerimet pushtetit lokal jep detaje mbi këtë çështje.
Shefi i policisë së qarkullimit Ervin Dervishi, shprehet se aktualisht gjobat për parkime të gabuara zënë 40 përqind të abuzimeve nga drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që parkimi i gabuar në këndvështrimin policor është edhe një nga shkaktarët e trafikut të rënduar në metropol.
“Përveç parkimit publik sugjerojmë parkimin me kartë, që do të thotë për zonën ky qytetari është rezident, përballë një orari të caktuar nga ora 18.00 e mbrëmjes deri në tetë të mëngjesit, qytetari pajiset me kartë përballë një pagese minimale për të parkuar në lagje. Në këtë lagje gjatë natës nuk ka të drejtë të parkojë askush ndaj është edhe pajisja me kartë. Ne presim që kjo ide të bëhet realitet”, thotë Dervishi.
Zonat më problematike për parkimin mbeten rrugët kryesore dhe akset lidhëse të zonave brenda unazës. Megjithatë për policinë rrugore , në vend të parë vijojnë të jenë gjobat për mos vendosje të rripit të sigurisë dhe mosrespektim të semaforit. Nga ana tjetër kreu i qarkullimit shikon me shqetësim vendimet e gjykatave penale, të cilat nga njëra anë dënojnë qytetarin për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa nga ana tjetër gjatë kohës që ai është nën procedim i kthejnë patentën. Paradoksale konsiderohen nga policia edhe vendimet e gjykatës administrative.
“Kemi një rast kur qytetari kreu shkelje pasi ishte nën ndikimin e alkoolit, ne i heqim patentën, gjykata shprehet, që drejtuesi ishte dajua në një dasëm , dhe siç e do zakoni dajua duhet të pije, ne po i mbledhim këto vendime që tua vëmë në dispozicion prokurorisë”, thotë Dervishi./ TCH
Ate qe se beri dot luli.
Po e ben cuni I fiqve.
Nejse ky cun e do vertet tiranen
Thjesht e besdisin ata qe jetojne ne tirane.
E mbani mend punen e parkimeve ne tirane para ca muajve qe ps-pd u bene bashke ti rripnin dhe leket e fundit njerezve.
Per pak kohe pergatituni qe tju shesin dhe ajer.
Shkelqyeshem. Keshtu funksionon bukur ne Rome(qender), etj. Punesohen edhe pensiniste ose ata qe marrin lemoshe (asistence) te cilet bejne kontrollorin dhe lajmerojne policine rrugore nese nuk ka bilete vjetore, mujore ose me orar. Disiplonohet parkimi, ulen gjobat, rriten te ardhurat e Bashkise, njerzit mesohen me kulturen e “perdorimit te siperfaqeve te perbashketa” qe eshte element qytetarie dhe jo katunarie
Bla bla bla!
Po si mund te pretendosh te parkosh mire kur nuk ke as sinjalistiken minimale?
Po si pretendon te shesesh pordhe e dengla kur ve gjoba 3.000 leke te reja per gjoja parkim mbi trotuar kur trotuari nuk ekziston!?!?!? (Stacioni i furgoneve te Korçes, dy anet e rruges eshte shqepur trotuari)
Mor b.q. plehra! 3.000 leke gjobe parkimi nuk ka vene as polici me katundar i Sales, e vendosni ju pisat e Tahos per te mbushur buxhetin qe zbraz karburanti, ilaçet e sa e sa kontrabanda te tjera!
Pale, dilni me patrulla b.q. edhe neper rrenxa lagjesh me demek per parkimet!?
Po ay AUDI Q7 0001 POLICIA, qe parkon ku t’ia kete kokrra e qejfit??? Apo ngaqe ay eshte b.q. policie!??????,
Ikni ore plehra se e qelbet vendin! U qane nga karucet e Sales, na sollet b.q. e Tahos!!!
#policiaqenaturperon