Vrasja në Shkodër, se i ngacmoi motrën

10 Tetor 2015, 11:54Kronika TEMA

Një 24 vjeçar është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar si autorë të vrasjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të 9 tetorit 2015 në aksin rrugor Vau Dejës – Bushat të Shkodrës.

Viktima Luigj Gjergji, vjeç 24, po udhëtonte me makinë kur dy persona i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar për vdekje. Krimi ndodhi me datën 09.10.2015, rreth orës 02.10, pranë vendit të qujtur Karburant « Palushaj ».

Të dyshuarit si autorë- Sipas policisë njëri prej autorëve të dyshuar, tashmë i ndaluar është – Akil Gradeci, vjeç 24, banues në Fshati Shkjezë, Bashkia Vau Dejës Shkodër. Ndërsa është shpallur në kërkim Eduart Hulej, vjeç 32, banues në Fshatin Plezhë, Bashkia Vau Dejës.

“Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Luigj Gjergji, vjeç 24, banues në Fshatin Pistull, Bashkia Vau Dejës, Shkodër” informoi sot policia e Shkodrës” informoi sot policia e Shkodrës.

Sipas policisë ekzekutori është Eduart Hulej, ndërsa Akili ka ndihmuar në kryerjen e krimit.

Sherri: Pse më ngacmove motrën

Nga burime pranë policisë mësohet se ka qenë një grindje e disa ditëve më parë mes shtetasit Eduard Hulej i cili dyshohet se është edhe autori i vrasjes dhe 24 vjecarit Luigj Gjergji.

Nga sa mesohet nga policia Luigj Gjergji është akuzuar nga ana e Eduard Hulaj se disa vite me parë i ka ngacmuar motrën. Ndërsa ne momentin e takimit mes tyre grindja ka përfunduar në ofendime. Eduard Hulej së bashku me Akil Gradecin kanë organizuar pritën pas informacioneve të marra rreth lëvizjeve të tij natën e ekzekutimit.

Policia ka arritur që në bazë të dëshmive rreth kësaj grindjeje të bëjë te mundur edhe zbardhjen e ngjarjes. Menjëherë pas ekzekutimit dy shtetasit janë larguar me motoçikletë.

Materjalet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale të « Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim » sipas neneve 78 e 25 të Kodit Penal./ Ora

3 komente në “Vrasja në Shkodër, se i ngacmoi motrën”

  1. Bekimi says:

    Ore, si s’doli dikush e të sqarojë këtë “motive të dobëta”, ç’dmth?

  2. shkoder says:

    ikni ne burg tani moterqima per 1 cop pidh merrni jet njiri, motra tani qihet e lire ju merrni nga 25 vjet me vete plus gjaku borxh…

  3. Hija says:

    @shkoder,ti patjeter je moter kodosh,motra eshte e shenjte mor memeqire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje