Pogradec, makina përplas për vdekje çiftin e të moshuarve

10 Tetor 2015, 09:03Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gështenjas në Pogradec, me pasojë vdekjen e 2 personave.

Sipas policisë shtetasi Arjan Çela, 28 vjec, drejtuesi i mjetit ka aksidentuar ciftin e moshuar Feride dhe Neki Rexhollari, teksa ato po kalonin rrugën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e Pogradecit e cila ka shoqëruar drejtuesin i mjetit në Komisariat, nderkohë që u ngrit grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë

Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë errësira dhe një kalim i pamenduar të rrugës nga çifti i moshuar, por nga ana tjetër edhe mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje