Në prag të ndeshjes, patrullime nga ajri dhe kontrolle antieksploziv

8 Tetor 2015, 15:53Kronika TEMA

Forcohen masat e sigurisë në stadiumin “Elbasan Arena” ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi,  e cila është vendimtare në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Euro 2016.

Efekivat të FNSH-së, RENEA dhe të policisë së shtetit janë angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 2300 punonjës policie, nga këto 365 punonjës policie do të jenë nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan.

Ka nisur dhe patrullimet nga ajri si dhe kontrollet antieksploziv në çdo cep të stadiumit. Në hyrje të stadiumit janë vendosur skela ku do të kontrollohet çdo tifoz që do të hyjë në stadium.

Gjithashtu janë vënë re në tarracat e pallateve dhe efektivë specialë snajperistë.

Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje