Lufta kundër trafikimit të lëndeve narkotike/ Çako takohet me drejtues të policisë në Selanik

7 Tetor 2015, 17:27Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, i shoqëruar nga Drejtori për Narkotikët dhe Trafiqet Idajet Faskaj dhe gjatë paradites së sotme  zhvilloi një vizitë pune në Selanik të Greqisë , në  Drejtorinë e Policisë Selanik.

Çako u prit nga  Drejtori i Përgjithshëm i Selanikut Gjeneral Vasilis Musidhis dhe nga  Drejtori i Përgjithshem i Maqedonisë Qëndrore me qendër në Selanik, Gjeneral Nikos Vanduvaqis.

Musidhis dhe Çako kanë vlerësuar  maksimalisht bashkëpunimin që eksiston aktualisht ndërmjet dy policive, e në veçanti  bashkëpunimin në luftën kundër  trafikimit të lëndeve narkotike.

Në takim u diskutua për çështjet e  bashkepunimit në fushën e Krimit të Organizuar dhe në veçanti të Drogës, ku palët janë dakortësuar  për forcimin e bashkëpunimit policor.

Gjatë vizitës në Drejtorinë e Policisë Selanik , delegacioni i Policisë Shqiptare vizitoi Sallën e Komandimit, ku menaxhohet dhe kontrollohet i gjithë qyteti nëpërmjet kamerave, për trafikun rrugor, për  tubime, manifestime apo aktivitete masive.

2 komente në “Lufta kundër trafikimit të lëndeve narkotike/ Çako takohet me drejtues të policisë në Selanik”

  1. tfgs says:

    E pabesueshme deri ne cmenduri: A mundet nje Haki apo Idajet te luftojne trafikimin e droges……….!!???

  2. juli says:

    me siguri munden te te q..e nenen ty arkidhofagos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje