Blindohet Tirana më 7-8 tetor për ndeshjen me Serbinë: Policia: Kërkojmë mirëkuptim

6 Tetor 2015, 15:47Kronika TEMA

Më datë 07-08 Tetor 2015, Policia e Tiranes , për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin e aktivitetit sportiv  SHQIPERI – SERBI  , ka  ndërrmarë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore :

Sa sipër, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore :

Duke filluar nga ora 17:00-20:00 datë 07.Tetor 2015, segmenti rrugor, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojë i bllokuar.

Bllokim segmenti përkohësisht do të ketë nga “Rinasi”, “Qafë Kashari”, në autostradën Tiranë-Durrës,si dhe  rruget dytesore ,duke vijuar  te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29-Nëntori”, rruga e “Durrësit”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te rruga e “Elbasanit”

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do te lejohet kalimi i  kembesoreve  pranë Hotel “Sheraton’’  dhe  Univeristetit të Arteve si dhe nuk do te lejohet parkimi i automjeteve  në sheshin “Italia”.

Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.

Në datë 08.Tetor.2015, nga ora 12:00-19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi  mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.

Drejtoria e Tiranes ,kërkon  mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si edhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për te mberritur ne qytetin e  Elbasanit.

Ky është një njoftim sensibilizues ,njoftim më të plotë  mbi masat e marra do të nxjerrë Drejtoria e Policisë Shtetit ditën e nesërme.

3 komente në “Blindohet Tirana më 7-8 tetor për ndeshjen me Serbinë: Policia: Kërkojmë mirëkuptim”

  1. enter''" says:

    Shume mire, te ecin ne kembe shqipot ti lene makinat per nja 2 dite e te ecin se u ka vajt bakru tek gjunjte.

  2. shvejk says:

    Pse jo edhe rrugen e Brrakes?

  3. Gerti says:

    Po nuk jemi ne lufte mer cuna, eshte brutale te sillesh keshtu me njerezit e tu vetem se do me u mburr icik para Evropes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje