Të akuzuarit për terrorizëm ndjehen të fyer nga përshkrimi si "mjekërcjap", shtyhet sërish seanca

6 Tetor 2015, 10:59Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda është detyruar të shtyjë sërish seancën e gjykimit ndaj një grupi aktivistësh të lidhur me ISIS, akuzuar për terrorizëm.

Shkak për shtyrjen është bërë tensioni i krijuar në sallë nga të akuzuarit, të cilët pretendojnë se janë ndjerë të fyer nga një dëshmitare seancën e kaluar, e cila i ka përshkruar si “mjekërcjepë”.

Dëshmitarja, e cila është bashkshortja e Mustafa Kucit, një prej të dyshuarve që lufton në Siri, sipas tyre ka përdorur shprehje fyese për myslimanët.

Shtetasi Mustafa Kuçi dyshohet se lufton në Siri dhe, bashkëshortja e Kuçit ka treguar sesi u “mashtrua” burri i saj me 500 euro, ndërsa përdori edhe shprehet “myslimanë mjekërcjepë”.

Kjo shprehje nuk u prit mirë nga të akuzuarit të cilët braktisën sallën e gjyqit.

E njëjta situata ka ndodhur edhe seancën e sotme, kur të akuzuarit kërkuan që dëshmitarja t’u kërkonte falje.

1 komente në “Të akuzuarit për terrorizëm ndjehen të fyer nga përshkrimi si “mjekërcjap”, shtyhet sërish seanca”

  1. Ilir says:

    Shprehja qe ju ka thene deshmitarja eshte me e pakta per ju more kafshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje