Jo ndëshkim i merituar, por ndëshkim i dakordësuar, është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në fjalën e mbajtur gjatë homazheve për nënkomisarin Simon Gjeta.
Ai ka akuzuar gjyqësorin se lë të lirë kriminelët, referuar edhe ngjarjes së javës së kaluar në Tiranë, ku mbetën të vrarë dy të rinj.
“Çfarë ndëshkimi merituar merr krimi kur punonjësit e drejtësisë janë përballë me persona që drejtësia nuk i dënon por i lë të lirë po aq herë.
Simoni humbi jetën po shumë të tjerë janë të kërcënuar përditë me jetën e tyre dhe akoma më shumë me shpirtin dhe besimin nga drejtësia që jep tepër rrallë ndëshkimin e merituar.
Para pak ditësh, dy të rinj u arrestuan nga policia se vranë në mes të Tiranës dy të rinj të tjerë, por shumë pak e dinë se autorët e kësaj ngjarje ishin arrestuar vetëm pak muaj më parë nga policia dhe ishin lënë të lirë nga drejtësia.
Morën ndëshkimin e dakordësuar. Ky është vetëm një ndër mijëra shembuj që na sjell kaq shpesh para syve kronikën e zezë të padrejtësisë me gjyqtarë të korrptuar që nuk vrasin përditë, po vrasin besimin përditë”, tha Tahiri.
Paraditen e së hënës u mbajtën homazhet në nder të komandantit të FNSH-së, Simon Gjeta, që humbi jetën ditën e shtunë. Kolegë dhe familjarë të komandant Gjetës kanë nderuar në heshtje oficerin e rënë para arkivolit të tij, në Varrezat e Dëshmorëve.
Të pranishëm në homazhe kanë qenë edhe ambasadori amerikan Donald Lu, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e të tjerë.
Më herët presidenti Nishani i akordoi komandant Gjetës Dekoratën e Artë të Shqiponjës, duke vlerësuar kontributin dhe heroizmin e tij.
“Në vlerësim dhe nderim të thellë për përkushtimin e rrallë, devotshmërinë e pashembullt, heroizmin stoik të treguar në radhët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deri në sakrificën sublime të dhënies së jetës gjatë luftës pakompromis kundër krimit dhe mbrojtjes së rendit dhe zbatimit të ligjit”, thuhet në motivacionin e dekoratës.
Simon Gjeta humbi jetën dy ditë më parë gjatë një operacioni për kapjen e një të dyshuari, që bëri rezistencë ndaj forcave të rendit./ TCH
Keta Gjykatsit e prokuroret kan fut krimin ne cdo familje shqiptare nuk kan len te zez pa i ber ketij vendi qysh ke pronat e deri ke kriminelat dhe shum shpejt doju vij rralla edhe ketyre sepse litari po mblidhet ne qafen e tyre sigurisht edhe politikanet ata jan kriminelet me te medhenj se ata vrasin ne shumic ata na vrasin si popull
Mos more tahir mos e ke fjalen gje per shullazin ?
Te shkojme drejt nje opsioni me te thjeshte,vritini para se tju vrasin… me lire me mire te shkrijme fare sistemin e drejtesise…..
Sistemi qe krijoi serb berisha
…”heroizmin stoik të treguar”…si përkthehet në shqipt kjo shprehje e përshkrimit që bën presidenti ynë i nderuar? Ngushëllime familjes se jetën e këtyre njerzëve të përkushtueshëm pêr detyrën dhe atdheun e vrasin dhe gjykatësit tanë të drejtësisë shqiptare, rrjeta e merimagës së zezë.
Tahiri ministri me i suksesshem, me i zoti, Bravo Tahiri, nje si ju i duhet Shqiperise,