Gjatë 24 orëve të fundit, në 3 operacioni të ndryshme në Tiranë, Fier dhe Gjirokastër policia ka arrestuar 8 persona, shpalli 2 në kërkim dhe kapi rreth 33 kg kanabis.
Seksioni për Narkotikët në Policinë e Tiranës arrestuan në flagrancë 6 vetë:
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
Këta persona u kapën në flagrancë tek kryqëzimi i fshatit Gorishovë në Fier, me një sasi prej 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Gjatë momentit të arrestimit, ka patur disa të shtëna armësh, për të cilat dyshohen si autorë F.H., dhe E.H., por nuk ka patur të lënduar.
Në Fier u arrestua në një tjetër operacion në flagrancë K. M., 62 vjeç, banues Cakran.
Arrestimi i 62 vjeçarit u bë pasi në oborrin e banesës në një serë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sativa, të shkulura dhe të vendosura mbi tokë për tharje, që rezultuan me një peshë prej 15 kg.
Në Gjirokastër, specialistët antidrogë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së Dilaver Kapllanit, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 8,3 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.