“Ruzhdi Arishta jetonte një luftë imagjinare në kokën e tij”

6 Tetor 2015, 10:23Kronika TEMA

Mjeku psikiatër që është marrë me rastin e Ruzhdi Arishtës, Gjon Preçi, thotë se ai vuante nga një lloj skizofrenie që ia bënte realitetin si në gjendje lufte imagjinare.

Sipas tij, ndonëse 56-vjeçari njihej për problemet e tij mendore, askush nga uniformat blu nuk kërkoi informacion për të.

Ka qenë pacienti ynë. Ka pasur një psikozë mjaft rezistente, paranoide të skizofrenisë ku gjithë mjedisi ku jeton i sëmuri bëhet armiqësor sipas tij, ndaj dhe reagon ashpër.

Ka shumë që është diagnostikuar dhe madje ka pasur edhe statusin e invalidit, për shkak të humbjes së aftësisë nga sëmundja kronike.

Ka qenë një person që nuk është mjekuar siç duhet për shkak edhe të vështirësisë që kishte ai për t’u bindur.

Ka pasur shtrime në psikiatri në mënyrë të përsëritur, sepse është një histori shumëvjeçare”, thotë mjeku pë Panorama.

Sipas mjekut, Arishta ka pasur integritetin intelektual të tillë që të reagojë me saktësi të veprimeve ose kundërveprimeve të forcave të policisë apo RENEA-s.

Nuk ka qenë ndonjë person që bënte një veprim kaotik dhe mund ta kapje të papërgatitur.

Këta persona kanë një hipervigjilencë, janë shumë vigjilentë dhe shumë dyshues.

Është interesante se ku e ka gjetur armatimin, duke qenë se ka qenë i identifikuar nga komuniteti si i sëmurë e të gjithë i ruheshin dhe nuk e ngacmonin”, thotë më tej mjeku.

Arishta u ekzekutua nga policia, pasi vrau komandnantin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Simon Gjeta./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje