Gjykata e Tiranës la në arrest me burg Sael Sulajn dhe Vasiel Cavon , të dyshuar për vrasjen e dyfishtë pranë lulishte “1 majit”.
Po ashtu nën arrest me burg u la edhe objektivi i tyre Elvis Gacaj , i cili po kurohet në spital dhe që dyshohet për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Dy të rinjtë sipas prokurorit Elio Mazreku janë autorët e krimit të dyfishtë që i mori jetën Kevin Rugovës dhe Aurora Oskian, ndërkohë që ata pohuan gjatë masës së sigurisë se viktimat nuk ishin shënjestra e tyre.
“Ne donim të qëllonim mbi Gacajn”, kanë deklaruar në gjykatë dy të arrestuarit, “pasi ai na ka rrahur e fyer disa herë.
Kur pamë që në makinë kishte njerëz të tjerë nuk deshëm të qëllonim, por jemi të penduar”.
Kjo ka qënë deklarata e Sulajt dhe Cavos, raporton TCH.
Ndërkohë më herët ne polici ata kanë deklaruar se donin ta vrisnin Elvis Gacajn për çështje droge, pasi Gacaj ishte shefi i tyre në shpërndarjen e drogës dhe u kërkonte shpesh llogari pse ata nuk kishin fituar shumë lekë.
Rraca ariane
Po pse ore djema mirrni ne qafe rob kot,pse nuk ia shk…t motreen gacajt dhe ta bénit lapidar,tia hiqnit pergjithnje zanatin e venies dore tek njerezit pa perrkrahje,do e keni komshi ne burg hiqjani zanatin pergjithnje qullit te mamase gace-goca
I rrihte me shkop bejzbolli ky, i frymezuar nga Al Kapone. Le te bien ne burg te dyja palet, e t’ia shohin anen shkopit te bejzbollit.
Po si nuk deshet me qellu ju mer kur i pate qe ishin grup prej 4 vetash. Ata kishin 1 ore qe darkonin dhe ju i pate ne moment te fundit qe ishin 4 persona. Edhe fakti qe ju rrihte, nuk ju jep arsye qe ju te benit vrasje. U benit edhe ju nja 10 veta (per deri sa nuk jua mbante tek per tek) dhe ja hynit ne dru. Por thuaj keto jane alibi koti.