Një person ka mbetur i plagosur rëndë paraditën e sotme në Frashër të Përmetit pas një përplasje me armë.
Përplasja dyshohet të ketë ndodhur për ndarjen e zonave të kultivimit të kanabisit.
I plagosuri është shtetasi Gazmir Ibro.
Për shkak të gjendjes së rëndë ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranës.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për kapjen e autorit.
O malet e Shqiperise e ju o kallinjt’ e gjate
fushat e gjera me kanabis qe ju kam ndermend dit’ e nate…
Edhe Frasherin tim ma perdhoset, o te mallkuar, mos u ngopshi kurre me para o te ndyre, mallkimi i perjetshem ju ndjekte ne kete e ne ate jete.