4 operacione anti-drogë në gjithë vendin/ Kapen 12 persona, sekuestrohet 68 kg kanabis sativa

6 Tetor 2015, 12:14Kronika TEMA

Gjatë 24 orëve të fundit, në 4 operacioni të ndryshme në Tiranë, Fier, Fushë-Krujë dhe Gjirokastër policia ka arrestuar 12 persona, shpalli 2 në kërkim dhe ka sekuestruar  rreth 68 kg kanabis.

FUSHË–KRUJË –

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës kanë finalizuar një tjetër operacion anti-kanabis të koduar ”Stafeta“, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Sajmir Koçi 26 vjeç, banues në Durrës
• Arben Ziri 38 vjeç, banues në Krujë
• Blerim Çela 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë
• Altin Çangu 37 vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, Fushë-Krujë, gjatë kontrollit të mjetit tip Renault Clio me targë TR 1658 H, ku udhëtonin shtetasit Blerim Çela dhe Sajmir Koçi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë prej 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Ky mjet shoqërohej nga mjeti tip Pezho, me targë italiane DJ 786 ËA ku udhëtonin shtetasit Arben Ziri dhe Altin Çangu.

TIRANË

Seksioni për Narkotikët në Policinë e Tiranës arrestoi në flagrancë 6 vetë:
• Gëzim Hodaj, 24 vjeç, banues në Mallakastër
• Sefer Hodaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër
• Shkëlqim Merkaj, 36 vjeç, banues në Fier
• Erjon Merkaj, 31 vjeç, banues në Fier
• Thodhori Demçe, 20 vjeç, banues në Gjirokastër
• Taulant Boci, 31 vjeç, banues në Gjirokastër.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
• E.H., 20 vjeç, banues në Mallakastër,
• F.H., 22 vjeç, banues në Ballsh.
Këta persona u kapën në flagrancë tek kryqëzimi i fshatit Gorishovë në Fier, me një sasi prej 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Gjatë momentit të arrestimit, ka patur disa të shtëna armësh, për të cilat dyshohen si autorë F.H dhe E.H., por nuk ka patur të lënduar.

Në një tjetër operacion u arrestua në flagrancë K.M. 62 vjeç, banues Cakran.
Arrestimi i 62 vjeçarit u bë pasi në oborrin e banesës në një serë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sativa, të shkulura dhe të vendosura mbi tokë për tharje, që rezultuan me një peshë prej 15 kg.

GJIROKASTËR

Specialistët antidrogë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së Dilaver Kapllanit, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 8,3 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje