Takimi i Tahirit me ambasadorin Lu, për “krimin me kollare”

6 Tetor 2015, 17:44Kronika TEMA

Qeveria po hedh hapat e fundit drejt ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Një ekspert i FBI-së po qëndron në Tiranë për këtë çështje.

Ambasada amerikane po tregohet po kaq e vendosur për ta çuar para projektin e mazhorancës, që u bllokua me një vendim të Gjykatës Kushtetuese në pranverën e këtij viti.

Ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar pasditen e sotme për rreth 90 minuta Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në zyrën e këtij të fundit.

TemA ka mësuar se në takim ishin edhe ekspertë amerikanë, si edhe Drejtori për Krimin e Organizuar në Policinë e Shtetit Ardian Çipa.

Pas takimit të mbajtur me dyer të mbyllura nuk pati ndonjë deklaratë për mediat, nga asnjëra prej palëve.

Ambasdori Lu, la zyrën e ministrit Tahiri dhe megjithë interesin e mediave, shmangu komentet.

Por ajo çka mësohet nga burime pranë palëve, është fakti se drafti për Byronë, që do të hetojë “krimin me kollare”, është drejt finalizimit.

5 komente në “Takimi i Tahirit me ambasadorin Lu, për “krimin me kollare””

  1. SH says:

    Krimi me kollare eshte Dora vete.

  2. Prandaj komunisti Aleksis Cipras nuk mban Kollare.
    Edhe Rama Edi jo shpesh, here.
    Po Sali Berisha qe nuk e ndan Kollaren, qe nga koha e xhaxhait te vet: Hoxha Enverit( ne shqip: mesues, prof. Enverit)

  3. Arkidi says:

    Xhihadisti me i mire i qeveris!

  4. stela says:

    O Lio, liri-demokraci & poshte diktatori.

  5. Treviso says:

    Ato me kollare kerkojne ndryshim ne qeveri. Pse nuk e kerkuan para se tu kercenonte kryetari, qe sot hiqet si nje qingj i mire qe kerkon te pije qumshtin
    e te jithe popullit kur nuk i ka ngelur asnje pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje