Ndeshja Shqipëri – Serbi, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët të tregohen vigjilentë

7 Tetor 2015, 17:40Kronika TEMA

Ambasada e SHBA në Tiranë informon qytetarët amerikanë që të tregohen të kujdesshëm  ditën e enjte kur skuadra kombëtare shqiptare e futbollit do të presë Serbinë në Elbasan në një ndeshje kualifikuese Euro 2016.

Autoritetet shqiptare presin turma të mëdha në ndeshje dhe në zonat publike kudo në Shqipëri, duke përfshirë Sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Do të ketë mbyllje të kufizuara të akseve rrugore në qendër të Tiranës dhe trafiku do të jetë i rënduar në autostradën midis Tiranës dhe Elbasanit.

Edhe pse autoritetet shqiptare do të marrin masa parandaluese për të siguruar rendin publik, u kujtojmë qytetarëve amerikanë se ngjarje publike mund të bëhen ndonjëherë të çrregullta.

Nëse ju vendosni për të marrë pjesë në ndeshje ose në një shesh publik, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për vendbanimin tuaj, të mbani një nivel të lartë të vigjilencës, dhe të keni një plan për mënyrën se si të largoheni nga zona shpejt, por në mënyrë të rregullt, nëse do të lindë nevoja”, thuhet në mesazhin e sigurisë të ambasadës amerikane.

3 komente në “Ndeshja Shqipëri – Serbi, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët të tregohen vigjilentë”

  1. . says:

    Ceta-PD e Verioreve
    eshte e interesuar per destabilizim e shtetit me Kosovaret dhe grupet e tyre ekstremiste.

    Kujdes Shqiperia, largoni Kosovaret !

  2. Arkidi says:

    Hahaha asnjehere nuke kam degjuar qe ambasadat e tjera nxjerrin shpallje te tilla…. ketu tregohet ndergjegje e seciles ambasade.. Po anglezi… Kinezi… Rusi… Etj nuke trazohen per asnje moment. Apo miza nen qeleshe ben punen e vet.

  3. tani says:

    Èh me duket se do ti ven flaken. Po folen americanet ka dicka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje