Ismail Morina i njohur si “Ballisti” ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës pasi u kap me dy pistoleta pa leje në kryeqytetin e Shqipërisë.
Ai u arrestua me tre shtetas të tjerë: 22-vjeçari Erion Bahushi, 21-vjeçari Denis Balla dhe 20-vjeçari Marin Rexha.
Ndaj tre personave të tjerë rëndon akuza e “moskallëzimit të krimit” dhe po hetohen në gjendje të lirë.
Arrestimi ndodhi vetëm një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe Morina kishte me vete edhe 36 bileta të kësaj ndeshjeje që u luajt në “Elbasan Arena”./a.l
Po vincin e bleu?????