Për shkak të rreshjeve me intesitet të lartë që kanë nisur prej pasdites së djeshme dhe problemeve që kanë shkaktuar, në gjithë Shqipërinë janë ngritur që mbrëmjen e djeshme me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme Shtabet e Emergjencave në çdo Prefekturë.
Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, Shërbimit Zjarrëfikës, strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, të Transporteve, të Ministrisë së Punëve të Brendshme po punojnë në terren për përballimin e situatës, nën drejtimin e Prefektëve në çdo qark.
Janë evakuuar disa familje në Vlorë dhe Fier dhe janë marrë masa për strehimin e tyre.
Janë marrë masa për zhbllokimin e akseve rrugore ku ka shembje dherash, në Elbasan, Korcë dhe Vlorë.
Janë vënë në dispozicion disa motopompa për thithjen e ujit nga banesa dhe garazhe.
Bazuar në informacionet e dërguara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile situata më problematike paraqitet:
Qarku Vlorë. Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut, një shtetas ka humbur jetën duke u mbytur si pasojë e vërshimit të përrenjve në rradhimë të Vlorës. Shtetasi Luan Qarri, 50 vjeç, po udhëtonte me makinë në momentin e vërshimit të ujit të cilat përmbysën mjetin. Po si rezultat i reshjeve të rëna janë me prezencë uji dhe të përmbytura lagja “24 Maji” dhe “15 Tetori” për këtë arsye janë evakuuar 8 familje me 25 persona.
Po punohet për rivendosjen e energjisë elektrike, në zonën e Novoselës.
Qarku Elbasan. Si pasojë e reshje të rëna në këtë qark gjatë të ditës së djeshme dhe në vazhdim, ka pasur një devijim të rrugës aktuale të Aksit rrugor Elbasan-Gramsh, në aksin e vjetër Elbasan-Tregan-Gramsh. Për pasojë pati bllokim të qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor. Në vendgjarje shkuan menjëherë forcat e policisë së qarkullimit rrugor, Drejtori i Drejtorisë Rajonale Qëndrore të Autoritetit Rrugor Shqiptar, drejtues të Bashkisë Gramsh, të cilët morën masat përkatëse. U kontaktua me firmat private që dërguan menjëherë 4 mjete, të cilat po punojnë intensivisht për hapjen plotësisht tërrugëve, duke normalizuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.
Qarku Korçë. Në këtë qark gjatë ditës së sotme, si rezultat i reshjeve të shumta, lumi Vërdovë doli nga shtrati dhe ujërat e tij vërshuan drejt banesave dhe rrugëve të fshatit Vërdovë dhe Buçimas, si dhe të qytetit Pogradec. Për pasojë është shembur një banesë në Vërdovë. Menjëherë u angazhuan forcat dhe mjetet e Bashkisë Pogradec, PMNZSH-së Pogradec, Bordit të Kullimit Pogradec, Komisariatit të Policisë Pogradec, për normalizimin e situatës së krijuar.
Në aksin nacional Ersekë-Korçë ka pasur bllokime të rrugës nga inertet po punohet për hapjen e normalizimin e situatës.
Në bashkinë Ersekë raportohet se janë mbytur një sasi e konsiderueshme e bagëtish.
Qarku Fier. Në këtë qark gjatë ditës së sotme, si rezultat i reshjeve të shumta të ditës së djeshme lumi Gjanica ka dalë nga shtrati pasi ka pasur prurje të shumta nga reshjet e rëna. Për pasojë janë përmbytur banesat, bizneset, etj., që ndodhen pranë shtratit të këtij lumi. Forcat e Bashkisë Fier, të PMNZSH-së Fier, të policisë, etj., kanë punuar me tre motorskafe si dhe 2 automjete zjarrfikëse së bashku me të gjithë forcat duke evakuauar rreth 30 familje nga zona e përmbytur.
Qarqet me më pak probleme janë Shkodra dhe Gjirokastra.
Cudi! Thame se me vizionin e papare te rilindjes do te arrinim rrugen e duhur.Sidomos Vlora dhe Fieri qe kane nje jete qe drejtohen nga njerez te saj.