Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka përmbyllur procesin e auditit lidhur me rregullshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të shitjes së aksioneve të “HEC Ulëz-Shkopetit” dhe “HEC Bistrica 1 e Bristrica 2” tek shoqëria “Kurum International” sha.
Nga auditimi është evidentuar se ish titullarët e Ministrisë Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ministri Florjon Mima dhe Zv. Ministri Enno Bozdo kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës çka i ka shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm 3.4 milion euro.
Midis ish-METE, përfaqësuar respektivisht nga ish Ministri Z.Florjon Mima dhe ish Zv.Ministri Z. Enno Bozdo janë nënshkruar deklaratat e përfundimit lidhur me marrëveshjet e shitjes për këto HEC-e ndërsa me urdhërat e ish-Ministrit është bërë transferimi i aksioneve të HEC-eve.
Nga përllogaritjet e kryera nga auditimi, përveç parregullsive në procedurë, rezulton se blerësi duhet të paguante vlerën e rregullimit prej rreth 3.4 milion Euro për HEC Ulëz-Shkopet, shumë e cila përbën dëm ekonomik për interesat e shtetit dhe përfitim të pa drejtë për blerësin. Deklarata e përfundimit të shitjes për këtë HEC është nënshkruar nga ish zv. Ministri Enno Bozdo. Për Hec Bistrica 1 dhe 2 nuk rezulton të ketë vlerë rregullimi në çmimin e shitjes.
Titullarët e ish METE (veçanërisht ish zv.ministri Enno Bozdo, i cili ka nënshkruar dy kontratat dhe deklaratën e përfundimit për HEC Ulëz Shkopet) duke mos vepruar në rinovimin apo ngritjen e një grupi të ri pune, mos ndjekjen prej tyre të zbatimit të detyrimeve dhe angazhimeve të marrëveshjeve, kanë bërë që këto marrëveshje të mos finalizohen për veprimet e mëposhtme:
– Ish organet drejtuese të shoqërive që janë privatizuar, pas datës së përfundimit, nuk kanë përgatitur Draft Bilancet e Përfundimit dhe Draft Vlerën Neto të Aktiveve të Përfundimit, sipas parashikimeve të Shtojcës 4, Pjesa 1, pika 2 të Marrëveshjeve respektive.
-Blerësi nuk ka përmbushur detyrimet sipas parashikimeve të Shtojcës 4, Pjesa 1, pika 2 të Marrëveshjeve për njoftimin me shkrim të shitësit të Draft Bilanceve të Përfundimit për periudhat që përfundojnë në fund-muajin më të afërt me Datën e Përfundimit; njoftimin e Draft Vlerës Neto të Aktiveve të Përfundimit si dhe Vlerën e Rregullimit të propozuar dhe të propozimit për pasojë, të Rritjes së Cmimit të Shitjes ose të Zvogëlimit të Cmimit të Shitjes, nëse ka. Këto mospërmbushje kanë sjellë për pasojë moskryerjen e veprimeve të mëtejshme të parashikuara në nenin 4 dhe Shtojcën 4 (pjesa 3 dhe pjesa 4) të Marrëveshjeve për “rregullimin e cmimit të shitjes”.
-Nuk janë bërë përllogaritjet për dividentet dhe shpërndarjet e deklaruara, që i takojnë shitësit, për periudhat përpara Datës së Përfundimit, sipas përcaktimeve në nenin 3 të Marrëveshjeve. Llogaritja e dividentit për fund vitin 2012 për HEC Ulëz–Shkopet është bërë jo në përputhje me kushtet e marrëveshjes dhe nuk ka gjetur ende zbatim për arkëtim.
-Nuk janë finalizuar rregullimet për pasaktësitë e konstatuara nga drejtuesit e shoqërive lidhur me pronat e përfshira në anekset e marrëveshjeve të shitblerjes së aksioneve të dy shoqërive.
– Nuk janë bërë përllogaritjet per investimet e kryera nga KESH sha per llogari te HEC Ulez-Shkopet. Investimet kanë përfunduar në muajin maj 2013 ( në kohën kur është përpiluar deklarata e përfundimit) dhe ato ende figurojnë dhe mbahen si investime në proces në bilancin financiar të konsoliduar të KESh-sha. Vlera e investimeve është në shumën 85,396,083 lekë. Këtë konstatim e ka evidentuar edhe KLSH në auditimin e tij të kryer në KESh-sha në muajin Qershor 2015.
Të gjitha këto mangësi kanë bërë që marrëveshjet e mësipërme të mos finalizohen plotësisht. Shtetit i është shkaktuar dëm ekonomik dhe njëkohësisht blerësi ka përfituar padrejtësisht shumën prej 3.4 milon euro nga procesi i shitjes së HEC Ulëz Shkopet. Kjo shumë vjen nga mos rregullimi i cmimit të shitjes me elementët e përcaktuar në formulën e llogaritjes së vlerës neto të aktiveve në përfundim (parashikuar në shtojcën 4, pjesa 3 e marrëveshjes), të cilat janë si më poshtë: Fitimi i vitit 2012 në shumën 1,267,867.94 Euro; investime të kryera në vitin 2012- 2013 në shumën 605,130.98 Euro dhe fitimi deri në 31.05.2013 në shumën rreth 1,540,000.00 Euro.
Provohet se të kallëzuarit Florjon Mima dhe Enno Bozdo, duke qënë personat që ushtronin funksionet më të larta publike në ish METE, me veprime aktive dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundraligjshme, që janë mos finalizimi i marrëveshjeve në të gjithë elementet e parashikuar në to, e sidomos ajo e çmimit të shitjes, duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit si dhe kanë lejuar përfitime të padrejta për blerësin.
Në këto kushte, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në përmbushje të detyrimit ligjor të parashikuar nga neni 281 i Kodit të Procedurës Penale, kërkoi nga organi i akuzës rregjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasve Florjon Mima dhe Enno Bozdo, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë vazhdon procesin e auditit në të gjitha konçesionet me objektiv kontrollin e zbatueshmërisë së detyrimeve dhe procedurave ligjore.
Mima,duket njeri me pak zhvillim te vonuar,ashtu sic i ka qejf Berisha! Por,ky, Bozdo eshte nje bir kurve, qe vjedh dhe genjen si bosi i tij Berisha! Deri kur drejtesia do te thote fjalen e saj? Rama duhet te nxitoje me ligjin mbi drejtesine!
Keto jane shfaqjet e Rilindjes se po lufton korrupsionin ne kohen e Sales, te vjen per te vjelle se per s eakuzohen kur dihet qe zvministri ska te drejte firme vec celsat e kashtes edhe pse bozdo eshte nje cop trap dhe koncesionet jane dhene me vendim qeverie pra si kapin kerkund. Mima eshte zoteri burre, fjalepak dhe sh i ditur po ne kete vend po nuk ishe arrogant dhe hajdut sje i zoti. Po kapen pasMimes 2 muaj minister si atehere me Kosoven ne Min e shendetesise turp, turp, neveri. po ata qe ishin 7-8 vjet dhe nuk justifikojne pasurite apo aq me teper jane dhe me vidio se si ndajne parate.
Vend i mbaruar, ishkateruar me njerezit me shker..te qe mund te kete.
Ne burg felliqesirat.
Lesh lesh, bejne sikur i akuzojne, sikur i denojne por leket nuk kthehen
me kurre ne arke!
Nje gje nuk po kuptoj – Procedurat e privatizimit te Hec-eve jane konsideruar te rregullta ligjerisht nga ana e Auditit @@ Cfare impakti kane veprimet e konsideruara “kriminale” te ketyre pusht-etareve ne ligjshmerine e ketyre procedurave, pasi nese akuzohen Bozdo dhe Mima per shperdorim detyre penalisht duhet te bashkeakuzohen edhe perfituesit e ketyre privatizimeve qe ne heshtje kane thithur gjakun e ketij populli ndryshe nuk ka drejtesi.
Jo vetem ne HEC-e! Per Mimen ka patur fjale dhe me pare qe ka perfituar dhe ne heqje dhe dhenie licensash per firma mineralesh! Mendoj se puna e tij duhet skanuar ne detaje, pasi mund te dalin zhevahire te padegjuara!
Iki more se na e shpifet me denoncime koti. Po pse me keto do rimerrni voten se tjeter gje nuk po beni.
Boll u tallet se asnjeri nuk hyn ne burg se jeni muter te gjithe por ju ka dal boja se populli nuk genjehet me o politikane injorante
Duhet te kishte filluar me pare padia per Mimen dhe ate kodoshin Bozdo . Auditi thote se dami eshte 3.4 milion € ,qe keta bandilla i kushtuan shtetit ,por kjo eshte nje pjese e demit, me e madhja ishte ,se keta hidrocentrale ishin rentabel ,pra kishin leverdi ekonomike .E dyta dhe me kryesorja eshte se privatizimi eshte bere ,se shteti i kriminelit Berisha dhe hajdutit Bode i shiten kur po boshatisej arka e shtetit ,dhe ajo shume qe u morr prej 110 milion $ nga Kurumi i Sales dhe Erdoganit ,me energjine qe ipnin e nxirrnin kete shume , per 5 vjet. Enerrgji te prodhuar ,,kur dihet qe miliona $ ,harxhoi KESH i dhe per remontin e tyre .Keta te dy jane ushtaret e Saliut qe firmosen , se shitjen e ka kryer ai ,po nga qe eshte pa burrerri nuk firmos kurre . Nuk eshte vetem Mima dhe Bozdo ,por komlet qeveria e kaluar bashke dhe me ishet e LSI ne qeverine e larg qoftit .