Kamëz, sheh ish-të dashurën me një djalë tjetër, i rreh të dy në mes të lokalit

13 Tetor 2015, 09:12Kronika TEMA

Një 26-vjeçar nga Kruja ka përfunduar në prangat e policisë.

Ai akuzohet se ka rrahur në mes të një lokali në Kamëz, ish-të dashurën e saj dhe një djalë me të cilin ajo ndodhej në lokal.

I arrestuari është Ali Seferi, banues në fshatin Tapizë të Krujës.

Ky i fundit kishte shkuar për të takuar ish-të dashurën e vet 23-vjeçare, për t’i kërkuar asaj të lidheshin sërish.

Por, kur e ka parë me një tjetër djalë, atij i janë erur sytë dhe e ka goditur atë me grusht.

Më pas ka goditur edhe djalin që e shoqëronte.

Vetë ai e ka pranuar krimin para policisë, duke thënë se ka vepruar i shtyrë nga xhelozia.

Në dëshminë e tij në polici, 26-vjeçari ka thënë se ishte lidhur një vit më parë më vajzën me origjinë nga Kukësi dhe banuese në Kamëz, me të cilën ishte njohur në Universitetin Bujqësor, ku studiojnë të dy.

Por, prej disa javësh ata ishin ndarë me iniciativë të vajzës.

26-vjeçari dyshonte se ajo kishte një lidhje tjetër dhe kur e ka parë në lokal me një tjetër mashkull, nuk e ka përmbajtur dot veten.

2 komente në “Kamëz, sheh ish-të dashurën me një djalë tjetër, i rreh të dy në mes të lokalit”

  1. JO! says:

    ok po tashti duhet te besh burgun

  2. Latajfi says:

    Me mire te te kishte punuar k..i se grushtat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje