Nishani ia “ngec” parlamentit Ballist Morinën

14 Tetor 2015, 09:27Kronika TEMA

Ballist Morina tashmë është kthyer në një çështje politike.

Opozita kërkon me ngulm lirimin e tij nga burgu.

Një gjë e tillë është kërkuar edhe nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho.

Ai ka thënë një ditë më parë, se Ballisti mund të lirohet me një amnisti të presidentit Nishani.

Por, Presidenca shprehet për Panorama se nuk ka asnjë mundësi të tillë.

Amnisti jep vetëm Parlamenti. Ky aktuali ka bërë dy të tilla deri më tani.

Presidenti nuk ka kompetencë për dhënie amnistie. Presidenti ka kompetencën vetëm për uljen e viteve të dënimit ose falje të viteve të mbetura.

Nëse Parlamenti do ia japë këtë kompetencë presidentit, pra amnistinë, presidenti do ta shohë me përparësi rastin e Ballist Morinës” thuhet në reagimin e Presidencës.

Një ditë më parë, grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares, “Kuq e Zi”, kanë nisur një peticion për lirimin e Ballist Morinës.

Por, me sa duket kjo gjë nuk do të jetë e mundur.

11 komente në “Nishani ia “ngec” parlamentit Ballist Morinën”

  1. Edi says:

    Ci jepni rendesi ketyre plehrave

    1. k/f says:

      Ore paloNishan!
      Na jep ndonje shenje se po te dridhet Trupi
      per ata njerez te permbytur dhe lere retoriken
      per Morinen.Ai ka vlera si tifoz,ndaj edhe po
      perkrahet nga turma tifozesh,por aspak nuk eshte
      hall kombetar ku mund te nderhyni edhe ju si President.
      Behu nje here serioz dhe mos bej Veglen!
      Sa keq qe eshte duke te mbaruar Mandati dhe zotrote
      ende nuk e ke kuptuar rolin.Ore Bujaaaar!
      Je President i Shqiptareve dhe jo i Saliut te Maleve.

    2. Nallbani says:

      Nje eshte e sigurte qe ne histori deri tani, s´ka pase asnje shqiptar qe perdhosi serbet ma fort se Ballisti, me dronin e tij beri qe gjithe Europa te tallen me ta, ndaj Ballisti ka simpati ne gjithe Europe, lirone Ballistin!!

  2. Hanxhiu says:

    Bukur, kemi “bukë” (për mediat), të merremi ca kohë me “Heroin Kombëtar” Ballist Morinën, që do të shkruhet “me gërma të arta” në historinë tonë të lavdishme shumë shekullore…(???!!!)

    1. bea says:

      po, keto jan taktika mediatike…
      gjate kohes qe te politikanet biznesmenet vjedhin keta merren me ballista…

      1. Kaqaki Junior says:

        Rrofte Ballisti !

  3. tfgs1 says:

    ja fundi i nje ”heroi” sunit……………..

  4. papuli says:

    Ore Ballist Morina,

    je fatkeq sepse je budalla.

    Bere nje xhest shume te guximshem ne Serbi dhe kete vetem nje trim pa

    tru e ben, pra nje budalla.

    Dhe fakti qe je budalla eshte edhe ajo qe leviz ne Tirane me dy koburre

    pa leje.

  5. po pastaj? says:

    Me qe s’ka ligje,”nishan” duhet mare.
    Pika ne bythe shtetit me gjithe “president” qe ka.

  6. Lame Kodra says:

    Nje klase politike e cila merret me nje anonim injorant, me nje surrat palare te quajtur Ballist Morina, nuk eshte vetem banale dhe nje komedi e peshtire qeveritaresh, por nje katastrofe kombetare …

  7. Udhetari says:

    Ne shqiptaret dmth ata qe bejne ligjet, zbatojne dhe korigjojne ligjet, nuk merret vesh se cfar gatuajne ne mendjet e tyre. Ballisti eshte ne burg, sic thone mediat, i madhi i sigurimit i kerkon presidentit qe ta amnistoje, i madhi i drejtesise i thote se e ka parlamenti te drejte. Bukur top pingpongu. Doni zgjidhje? Ja shemulli me i mire, lerjani trupit gjykues ta liroje, ashtu sic beri me guvernatorin, ku nuk u pyet as i madhi i sigurise dhe as ai i drejtesise. Sigurisht, krahasimi nuk lidhet me personat, por me kopetencat e pa kufizuara te gjykatesve tane qe vendosin sipas deshires dhe jo sipas drejtesise. tung. udhetari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje