Vlorë! Arrestohen në flagrancë 8 persona, në kërkim 3 të tjerë. U sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike

14 Tetor 2015, 10:27Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 8 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë gjatë finalizimit te operacionit të koduar “PENKOVA”!

Kështu nga efektivet jane sekuestruar:
– 2 armë zjarri Automatikë,
– 2 krëhëra me 17 fishekë model 56′,
– 207 KG lëndë narkotike “Cannabis”!

Policia e Vlorës, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 8 personave në fshatin Penkovë:
1. Mujo Gjinaj, 44 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Vlorë.
2. Misto Jonuzi, 34 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
3. Neritan Jonuzi, 25 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
4. Denald Nushi, 21 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
5. Majlinda Filaj, 42 vjeç, banues në fshatin Picar.
6. Valentina Izetaj, 51 vjeç, banues në fshatin Picar.
7. Engjellushe Alushaj, 33 vjeç, banues në fshatin Picar.
8. Sefire Filaj, 54 vjeç, banues në fshatin Picar.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në 3 prej banesave të këtij fshati dhe kanë konstatuar se:
Në banesën e shtetasit: Misto Jonuzi, janë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë me 38 KG lëndë narkotike.

Në banesën e shtetasit: Aredin Jonuzi, janë gjetur dhe sekuestruar 46 KG lëndë narkotike.

Në banesën e shtetasit: Nasip Jonuzaj, janë gjetur dhe sekuestruar 123 KG lëndë narkotike, 2 armë zjarri Automatikë, 2 krëhëra, si dhe 17 fishekë model 56′.
Gjithashtu në banesën e këtij të fundit, janë gjetur 4 shtetase (punëtore) : Majlinda Filaj, Valentina Izetaj, Engjellushe Alushaj dhe Sefire Filaj, te cilat përkujdeseshin për pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar një automjet tip “Mercedes-Benz” me targë: VL8874A, i cili përdorej për transportin e lëndës narkotike.

Policia ka shpallur në kërkim 3 persona të tjerë bashkëpunëtorë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
1. Edmond Haxhiraj, 44 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
2. Nasip Jonuzaj, 65 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
3. Aredin Jonuzaj, 56 vjeç, banues në fshatin Penkovë.

Policia e Vlorës thotë se:
Nëse do te dilte ne treg sasia e lëndës narkotike do të shkonte në vlerën e 240 Mijë Euro!

Materialet i’u dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për vepren penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtje e Armeve dhe municioneve luftarake”.

1 komente në “Vlorë! Arrestohen në flagrancë 8 persona, në kërkim 3 të tjerë. U sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike”

  1. Epiriíiiiiiii says:

    …..Ne kete Fshat te Humbur te Labërisë Polica arreston 8 persona per posejdim te lendeve Narkotike “Drogë” Kanabis Sativa. Te Shkretet do ti hane nga 4… 5 vjetë a me shumë Burgë, kurse Fullani&Co qe vodhen 700.000.000(milion) lek nuk u hyn gjëmbë ne këmbë. Per mos fol per Vrasjen e 27 personave në Gerdec vetem per arsye perfitimi te paligjshem, apo vradjen e 4 protestusve te pafajshem ne qender te Tiranes edhe perseri adkush nuk eshte i Fajshem ne Burg, tani si mendoni ju Cdrejtesi e Shtrëmber eshte kjo, disa i qelb në Burge vetem sepse duan te mbajne frymen gjallë, kurse disa te tjer qe fshijne djersen se jan munduar duke vjedhur me 500€ e Disa kan mate jete njerzish jane te lorë, bile edhe “VIP”…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje