Kosovë, pranë përjashtimit 11 deputetë, dy nga mazhoranca

17 Tetor 2015, 10:54Rajoni TEMA

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që është mbajtur të enjten, LDK-ja ka siguruar mbështetjen e PDK-së në propozimin për t’i përjashtuar nga seanca e ardhshme 11 deputetë, shkruan sot Koha.net.

Arsye për penalizim është përmendur roli që ata kanë pasur në ato mbledhje ku është hedhur edhe gazi lotsjellës.

Në listë nuk është ndonjë nga liderët opozitarë.

Janë kryesisht ata që kanë aktivizuar bombolat e gazit, ata që kanë hedhur vezë në drejtim të kryeministrit dhe ata që kanë zbuluar muralet.

Për shkak të përgjigjes ndaj veprimeve të kolegëve të tyre opozitarë, është propozuar të ndëshkohen edhe deputetë që u takojnë partive në pushtet.

1 komente në “Kosovë, pranë përjashtimit 11 deputetë, dy nga mazhoranca”

  1. E vertete says:

    Kjo eshte menyra me e mire e mundshme.Keta qe bejne ksi Skandale,jane per trazira te pergjakshme dhe zhdukjen e shtetit me te ri te Europes.Ata duhet te ndjeken edhe penalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje