"Arratiset" Gjergj Kastrioti, dorëzon pasaportën tek Nishani

22 Tetor 2015, 17:24Lifestyle TEMA

Askush nuk e kishte menduar se një ditë Gjergj Kastrioti nuk do donte të ishte më shqiptar, e do të kërkonte një shtetësi tjetër.

Kjo tashmë ka ndodhur dhe prej datës 9 tetor të këtij viti.

GjergjKastrioti (jo heroi ynë kombëtar Skënderbeu) por një qytetar shqiptar me kërkesën e tij ka kërkuar të lërë shtetësinë shqiptare, raporton Report TV.

Nëse mendoni se kjo është një shaka dhe “Skënderbeu” do kërkonte të mos ishte më shqiptar, gaboheni.

Gjergjkastrioti i cili tashmë ka lënë shtetësinë shqiptare është i vërtetë, siç dhe e shihni në këtë faksimile prej datës 9 tetor me dekret të presidentit Bujar Nishani ai nuk është më shqiptar.

Bëhet fjalë për shqiptarin Gjergjkastrioti Genc Bajri i cili ka marrë vendimin të dorëzojë pasaportën shqiptare për të marrë një tjetër shtetësi, e cila nga dekreti nuk kuptohet se kujt shteti i përket.

11 komente në ““Arratiset” Gjergj Kastrioti, dorëzon pasaportën tek Nishani”

  1. Miti says:

    Po pse eshte e nevojshme te publikosh emrin e tij pa lejen e tij ?

    1. Martin says:

      sepse Tema eshte gazete koti, skane ca lajmesh te japin, e prodhojne kesi pordhash me rigon!

  2. tfgs1 says:

    e veshtire ,madje e pamundur per nje kristian qe te jetoi mes sunitesh…………

    1. tfgs1 says:

      mgjs ky qenka arap e jo kristian,kshq vari kkkkkkkkkk pune sunitesh……..nuk kane qene kurre shqiptare!

    2. Arvanites says:

      Po ti o mavre,vete e le me deshire shtetesine apo ta hoqen skuret me dhune ?

  3. kaurri realist says:

    Gjergj Kastrioti e ka dorezue shtetsine skippertare qysh ne 1968.Asht emigrant tesh 550 vjet.

    1. kaurri realist says:

      Deshta me shkrue 1468, por edhe 1968 vlene, se ne 1967 nisi shkaterrimi edhe I atij krishtenimi qi I mbijetoi vales islamo-turke. Ka shkaterrue mâ shume kulture e kisha “shqiptari” Enver Hoxha per 30 vjet se sa sulltanet turq per 400 vjet.

      1. iBaba says:

        Totalisht e vertete

  4. Era1 says:

    Idiotesia shqiptare. I veme femijes, jo thjesht emrin, por edhe mbiembrin e heroit…dhe gjendja civile e rregjistron… Budallalleku nuk ka fund…
    Te gjitha rregullat mbi privatesine, shkelen ne Shqiperi. Si ka mundesi te publikohet lista me emrat e personave qe kane kerkuar heqjen e kombesise?!

  5. llapa says:

    Hala me fen merreni ju jena shqiptar..po ka del greku+serbi mena fut sherr me njoni tjetrin..hallall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje