OBSH: Proshutat, salçiçet dhe mishi i përpunuar shkaktojnë kancer

23 Tetor 2015, 13:41Bota TEMA
OBSH: Proshutat, salçiçet dhe mishi i përpunuar

Organizata Botërore e Shëndetësisë thuhet se po planifikon të deklarojë se proshutat, salçiçet dhe produktet e tjera të përpunuara të mishit shkaktojë kancer.

Ndërsa mishi i kuq pritet të  shënohet si “ndoshta kancerogjen për njerëzit”.

Një burim tha për Daily Mail se njoftimet pritet të bëhen të hënën ku mishrat e përpunuar do të vendosen në të njëjtën kategori si cigaret e alkooli.

Në faqen e internetit të NHS Choices thuhet se “provat tregojnë se ka një lidhje mes konsumimit të mishrave të kuq dhe mishit te përpunuar dhe rrezikut te kancerit të zorrëve”.

“Njerëzit që hanë shumë prej këtyre mishra janë në rrezik më të lartë të kancerit të zorrëve, sesa ata që hanë sasi të vogla”.

 

3 komente në “OBSH: Proshutat, salçiçet dhe mishi i përpunuar shkaktojnë kancer”

  1. Egzon says:

    …sidomos kur jane me mish te skaduar

  2. gone says:

    Shyqyr qe mishi i Derrit,nuk hyn tek mishrat e kuq.Hani sa me shume peshk,pule,mish derri.

  3. A.R says:

    Te gjitha llojet e mishit dhe te peshkut; gjithashtu vezet e bulmeti, shkaktojne kancer. Por kjo do te ishte nje bombe teper e rende per t’u perballuar nga industria ushqimore si dhe njerezit e droguar nga produktet shtazore, ndaj s’ka per te ta thene kush.

    Por e thote prej shume vitesh DR. Colin Campbell dhe qindra e qindra studime serioze e shumevjeçare te pavarura, si ky i meposhtmi: http://www.thechinastudy.it/un-equilibrio-delicato
    Kush ka sy e veshe, te shohe e degjoje, kush ben qorrin te mos derdhe lot duke thene “s’e dija”, kur t’i ndodhe…

    Njerezit duhet te kthehen ne origjine, tek frutat dhe perimet e fresketa e te patrajtuara me kimikate! Organizmi njerezor duke filluar nga dhembet, pankreasi, zorret e deri tek aparati tretes, eshte i nje gjitari vegjetarian, bile vegan. Njerezit qe hane vetem fruta e perime, jo vetem qe s’e njohin doktorin si dhe deren e spitalit, por jetojne gjate e plaken shume vone ne moshe.
    Julio, nje miku im spanjoll – profesor matematike ne nje universitet publik ne Valencia, eshte 63 vjeç dhe fale 42 vjet diete vegane, ngjan si 30 vjeç! Ne fakt asnjeri s’i beson dhe i duhet te nxjerre dokumentin qe te binde njerezit. Per te qeshur por e vertete. Por te qenit i ri ai nuk e tregon vetem ne pamje te jashtme, por edhe ne ze, ne energji, dinamizem, freski mendore, kujtese, jete martesore. Para 6 vjetesh profesori qe s’njeh jo doktor por as edhe gjilpere o aspirine, fitoi maratonen 30 km duke lene pas 400m nje djalosh 22 vjeçar (i renditur i dyti), per me teper profesionist! Merreni me mend, ishte plot 57 vjeç!
    Por njerezit jane te droguar nga shijet e helmeve te vjetra e te hipnotizuar nga keshillat e rreme te pseudo-dietologeve e pseudo-mjekeve qe perserisin si papagaj qe pa mish, peshk e nenprodukte qumeshti, nuk jetohet.

    Andrea Radi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje