Kina i jep Nobelin e Paqes presidentit të Zimbabve, i akuzuar për regjim gjakatar

22 Tetor 2015, 17:31Bota TEMA

Kryetari i një vendimi të shpallur  si Çmimi Nobel i Kinës për Paqen ka mbrojtur vendimin për të nderuar Robert Mugabe, presidentin e Zimbabvesë, me supozimin se ka “injektuar energji të reja” në kërkim të harmonisë globale.

Mugabe, i cili është akuzuar për përdorimin e dhunës sistematike dhe tortura për të ruajtur kontrollin e tij 35-vjeçar në pushtet, kohët e fundit u bë marrësi i fundit i Nobelit kinez të Paqes, Konfuci.

Gazeta e Pekinit, Global Times tha se 91 vjeçari  Mugabe kishte “mposhtur” kandidatë të fortë, duke  përfshirë themeluesin e Microsoft, Bill Gates dhe presidentin e Koresë së Jugut, Park Geun-hye.

“Që kur Robert Mugabe u betua si president i Zimbabve në vitet 1980, ai ka punuar shumë për të sjellë rendin politik dhe ekonomik në vend dhe për të përmirësuar mirëqenien e popullit të zimbabve duke kapërcyer çdo vështirësi”, ka argumentuar komiteti i çmimit në një deklaratë.

Nga ana tjetër lajmi i dhënies së këtij çmimi Mugabes ndezi zemërimin e grupeve të opozitës në Zimbabve dhe tallje mes aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Sundimi i Mugabe është i shtruar me gjak, dhunë, zjarrvënie dhe mizori” tha Gorden Moyo, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Popullit.

Moyo tha se partia e tij ishte “neveritur plotësisht” nga ky çmim kinez për liderin e Zimbabve, të cilin ai e quajti “një sadist, i cili kënaqet në mjerimin e popullit të tij”.
Çmimi Konfuci u krijua në vitin 2010 si një alternativë kineze për Çmimin Nobel për Paqe, pasi Komiteti Norvegjez i Nobelit “tërboi” Pekinin kur i dha Nobelin e Paqes shkrimtarit të burgosur disident Liu Xiaobo. Liu vijon të jetë në burg për bashkëshkrimin e një manifesti pro-demokracisë, të quajtur Karta 08./j.h

 

 

1 komente në “Kina i jep Nobelin e Paqes presidentit të Zimbabve, i akuzuar për regjim gjakatar”

  1. MH says:

    Cmimet e botes,politike,ne rivalitet politik bipolar,ne sherbim te interresit politik te dhenesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje