Policia e Shtetit dhe hallkat e tjera institucionale do fillojnë menjëherë të kërkojnë dënimin deri me 10 vjet heqje lirie, për të gjithë prindërit që identifikohen në kushtet e braktisjes së fëmijës.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se shfrytëzimi i fëmijës nga prindërit, për të kërkuar lëmoshë në kryqëzim, është kusht i nevojshëm për të lejuar pasojat kriminale të braktisjes së fëmijës dhe të shfrytëzimit.
“Fëmijët në situatë rruge, të identifikuar sipas një plani veprimi, sot për sot janë 340, por janë shumë më larg sesa shifrat reale të këtij fenomeni. Janë viktimat më të pafajshme të një sistemi familjar, shoqëror, institucional që e ka toleruar deri më sot këtë lloj trafikimi nën hundën e të gjithëve. Por edhe dhënia lëmoshë nga secili prej nesh është një gabim po kaq i rëndë sepse ushqen këtë sistem të paligjshëm kriminal të trafikimit të fëmijëve”, u shpreh Tahiri në konferencën kombëtare kundër trafikimit të personave.
Ministri tha se çështjet e trafikimit duhen trajtuar si tragjedi shoqërore, që kërkojnë kontributin e gjithë shoqërisë.
“E kush mendon që një person i identifikuar si një viktimë e mundshme e trafikimit është një dramë apo tragjedi personale, sapo ka bërë gabimin në mënyrë indirekte të favorizimit potencial të vuajtjeve të vazhdueshme të kësaj makinerie kriminale siç është trafikimi i personave. Është më shumë sesa kaq, është një viktimizim kolektiv i shoqërisë’, u shpreh Ministri.
Ministri Tahiri e konsideroi një arritje inkurajuese por të pamjaftueshme, daljen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën vëzhgim.
“Kur morëm detyrën në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kur Qeveria mori detyrën, Shqipëria ishte renditur në klasifikimin e turpshëm të listës së vendeve në vëzhgim, që nënkuptonte institucione në tërësi, përfshirë këtu edhe sistemin e drejtësisë që nuk shfaqnin shenja vullneti të dukshëm, për të luftuar çështjen e trafikimit të personave. Vjet Shqipëria u klasifikua nga DASH, ose më saktë, doli nga lista e vendeve në vëzhgim”, theksoi Tahiri.
Për 6 mujorin e parë të vitit 2015, Policia e Shtetit ka evidentuar 44 çështje, ose 15 vepra penale më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Po sikur te mendonit ndonje gje me te mire?
Mund ti ofrohet asistence cdo femije te sapolindur prej 15.000 leke ne muaj per mbijetesen, per shkollimin, per pagesen e dritave etj. Dhe pas cdo viti kjo asistence te rritej me 2000 leke me shume ne muaj.
C’thua per kete propozim Tahiri ? Skeni leke ? Atehere do te shkosh ti ne BURG. Hale
Mir o Sajmir po nga burgu kush do ti ushqej femit ? Ato shpenzime qe do bej shteto per nje te burgosur dhe t’ja kalojne femijes se braktisur
Mendoj se eshte nje qasje e gabuar.
Kur te mund te fuqizohen familjet dhe serish ti nxjerrin femijet te lypin, atehere mund te kerkojme forcimin e legjislacionit penal.
Mendoj se jane viktima te pafajshme ne rradhe te pare te sistemit shoqeror, institucional dhe me pas atij familjar.
Kur ndermerrni iniciativa, ju lutem mendoni edhe per efektet e tyre, cilat grupe prekin, etj.