Rrëfimi i Ballist Morinës: U arrestova me kërkesë të Aleksandër Vuçiç

22 Tetor 2015, 14:22Kronika TEMA

Ballist Morina ka deklaruar nga qelitë e e burgut se ai është arrestuar me kërkesë të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.

Ballisti u arrestua para ndeshjes Shqipëri-Serbi për armëmbajtje pa leje dhe ndaj tij u dha masa “arrest me burg”.

Në një rrëfim për gazetarin Ylli Rakipi Ballisti ka rrëfyer për dronin, arrestimin dhe jetën në qeli.

Sipas tij, arrestimi iu bë sepse e kërkoi kryeministri serb Aleksandër Vuçiç.

“E kisha ndier se mund të arrestohesha. Një sërë gjërash më bënin të mendoja ashtu. Përmend këtu prononcimin e kryeministrit serb, Vuçiç, ditën e arrestimit tim. Ai thoshte se pjesëmarrja e tij në stadium varej nga personat që do të ishin në “Elbasan Arena”. Unë jam shkaku, ose siç thuhet në gjuhën popullore, “sebepi”, i gjithë asaj që ndodhi mbrapa. Jo vetëm do kisha qenë pjesë e asaj ndeshjeje në Elbasan, si lojtar i 12­të, duke përfaqësuar edhe “Tifozat Kuq e Zi”, por do kisha dashur të mos privohesha nga festa e madhe e kualifikimit.”, ka thënë Morina.

10 komente në “Rrëfimi i Ballist Morinës: U arrestova me kërkesë të Aleksandër Vuçiç”

  1. gimi says:

    Po ci jepni rendesi ketij debili, ky nuk eshte revolucioni kulturor apo intelektiv i shqiperise. ky eshte nje debil pordhac tipik fshatar shqiptar…….ka mundesi te vazhdoje burgun dhe ate cfare i takon ne qetesine e tij ky njeri dhe ne te tjeret te vazhdojme me hallin tone te boll e kemi kshu si jemi, skemi nevoje dhe per ballistin….

    1. zaim zajmi says:

      GIMI

      Më debil katundar se TI nuk bën NANA SHQIPTARI.

      Morina është histori! Mbaje mend, or trukënetë.

  2. Zig Zag Man says:

    Leshqen i ISIS me dy pistoleta vret hardhuca neper mure…

  3. FLAMUR_VLORE says:

    Liria nuk eshte vetem ligji por dhe simboli!!!ISAMAIL MORINA NA BERI TE KUALIFKOHESHIM DUAM APO JO NE …LIRI LIRII PER NJE NJERI PAQEDASHES DHE QE NUK PERBEN ASNJE KERCENIM PER DIKE APO PROBLEMATIK I ORGANIZATAVE KEQBERESE—LIRI PER ISMAILIN E DYTE—GJITH POPULLI I KENDON SIMBOLIT TE TIJ —FLAMURI KOMBETARE I TIJA ESHTE FUTUTR NE JETEN E SHQIPTAREVE—LIRI PER ISMAILIN JO PER TA BERE HERO POR PER TA LENE TE JETOJ TE LIRE!!!

  4. Hanxhiu says:

    “Urdhëri” për arestimin e Morinës, erdhi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, që u mblodh urgjentisht për këtë çështje…(???!!!)

  5. Argita_B says:

    Nese eshte kapur me arme me vete duke qarkulluar rrugeve te Tiranes atehere nuk ka perse te ankohet pasi kodi penal shqiptar eshte i qarte ne kete pike. Ka shumee shqiptare qe kane probleme, qe jane ne xhak apo i tremben hakmarrjes ne Shqiperi, po kjo nuk u jep te drejten qe te brredhin me arme ne brez duke u justifikuar me kete pretekst. Nese do ishte kapur ne Itaali ku jeton me arme, do te kishte patur te njetin fat, do te denohej penalisht. Kur provokon duhet te maresh parasysh dhe pasojat. Rasti i ketij u be teper mediatik dhe sigurisht e ekspozoi teper ndaj ekstremisteve serbe. Pasoja nga provokimi i Mories i vuajti shume dhe ekii kombetar, po shyqyr qe nuk pati viktima.

  6. sax says:

    ik me kall pari, qenke arrestu me urdher te vicic ti qe ke pas morra qe pa lindur ende

  7. sherifi says:

    Nje gje nuk kuptoi une ketu,clidhje ka kryeministri i Serbise me arrestimin e ketij,ky qysh ne Beograd ndrmori nje veprim te jashteligjshem dhe nuk u arrestua nga Serbet,ky ne Tirane u kap me arme ne makin,gje e cila simbas legjislacionit tone denohet me ligj.
    Mos merni mendjen e Sali Berishes qe thote;”arrestimi i ketij eshte politik”.

  8. lumturi says:

    Sdine me cfare te mbushin programin. C rendesi ka. U kap me armé e u arrestua. Heroit emision

  9. LORA says:

    Vazhdo ballisto,,,ngreji vetes ne burg nje monument,,,se jashte burgut po shkumezon per ty dhe “heroizmat” e tua ai,deputeti ,rradha tre karriga kater,shefi i nahijes kusaro-bandite shqup-s,,,,harrova edhe nikun me dylbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje