Përmet, pranga 2 doganierëve të pikës kufitare Tre Urat

22 Tetor 2015, 09:11Kronika TEMA

Dy doganierë të pikës kufitare Tre Urat janë arrestuar në orët e fundit në Përmet, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave dy oficerët e arrestuar janë shtetasit Sokol Kamenica dhe Orland Çepani.

Nga kontrollet është zbuluar se ata kanë lejuar një person të kalonte me goma makinash kontrabandë.

Mësohet se agjentët e policisë kanë vënë në pranga edhe këtë të fundit, i identifikuar si Odhise Kosta, për kontrabandë të mallrave të paliçencuara.

1 komente në “Përmet, pranga 2 doganierëve të pikës kufitare Tre Urat”

  1. Endri says:

    O pika mu ne goma.
    Ne dogana behet nami me miliarda dhe keta bejne sikur kapen kontrabanden. A e dini sa eshte minus Dogana? Ai minus jane leket qe fusin ne xhep shteti per fushaten e radhes.

    Po qe ka rene konsumi i cigares, e dini? E pra, sipas doganes nuk importohet aq shume..
    Nuk behet me ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje