Prokuroria nis hetimet ndaj ish-kreut të CEZ për 38 mln euro dëme

21 Tetor 2015, 16:58Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj ish-drejtorit të CEZ Shpërndarje Arben Seferi dhe dy ish-vartësve të tij, Enea Zarifi dhe Julian Znaja. Kontrolli i Larti i Shtetit depozitoi pak ditë më parë një kallëzim penal ndaj tyre për shpërdorim të detyrës.

Sipas KLSH-së, me veprimet e tyre apo mos veprimet e tyre, tre zyrtarët i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 32 milionë eurosh, ndërsa të ardhurat e munguara në kompani janë rreth 5 milionë e 600 mijë euro.

Periudha kur është shkaktuar dëmi është ajo e vitit 2013-2014, ku pas auditimit të inspektorëve të KLSH-së, u vunë re një sërë shkeljesh. Më konkretisht, shkeljet ishin kryer në blerjen e energjisë elektrike, në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, sistemi i menaxhimit financiar dhe kontrollit, dhënies së pagave dhe shpërblimeve, hartimin dhe mbajtjen e pasqyrave financiare, etj.

Seferi dha dorëheqjen nga detyra vitin e shkuar, pas rezultateve të dobëta në punë, dorëheqje e cila ishte kërkuar siç u tha në atë kohë nga kryeministri Edi Rama.

2 komente në “Prokuroria nis hetimet ndaj ish-kreut të CEZ për 38 mln euro dëme”

  1. ILIRIA says:

    Mos u bini ne qafe ketyre duke i futur ne burg per cimera per 40 milion euro apo 200 milion euro se gjynaf po meruni me kuponat 1 mij leksha se ajo eshte pasuria e kombit dhe jo miliardat e eurove qe marrin te gjithe pushtetaret e cdo niveli. Faleminderit

  2. Bobi says:

    Enea Zafiri anetar i kryesise se Ps kryehajdut.200euro provimin e kishte para ca kohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje