Ambasadori gjerman: Korrupsioni në Shqipëri s’është çështje perceptimi, shihni gjyqtarët me vila e makina luksoze

21 Tetor 2015, 14:12Kronika TEMA

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hofman, thotë se korrupsioni në Shqipëri nuk është vetëm çështje perceptimi.

Sipas tij, korrupsioni këtu është i prekshëm.

Ai thotë se për këtë mjafton të shohësh gjyqtarët, që kanë vila dhe makina luksoze.

Deklaratat e tij janë bërë në një tryezë organizuar nga Shoqata e Konsujve të Nderit.

Shqipëria ka problem reputacionin.

Nuk është vetëm problem përceptimi, por është problem i vërtetë.

Është një gjë që investitorët gjermanë ndonjëherë eksperimentojnë me praktika të qëndrueshme më konkurruese në treg.

Kemi diçka që ka të bëjë me pritshmëritë e korrupsonit.

Kur vinë këtu, gjithmonë lind pyetja: A do ketë njerëz që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë presin që duhet të japësh para nën dorë.

Kjo është frika me të cilën mund të përballesh në diskutime të tilla.

Ka dhe një problem që qeveritë e reja fillojnë t’u japin koncesioneve një frymë të re, jeta e kompanive të ndryshme mund të vështirësohet.

Ndonjëherë qeveritë kanë trysni të madhe nga konkurruesit vendor që nuk ju pëlqen këto marrëveshje koncesioni që mund të jepen.

Ka një sundim të dobët të ligjit, ka gjykatës të cilët kanë makina të shtrenjta, vila të shtrenjta.

Njerëzit i dinë këto gjëra.

Asnjë kompani gjermane asnjëherë nuk ka fituar një çështje gjyqësore në Shqipëri”, ka thene ambasadori.

Pyetjes se çfarë mund të behet përpallë realitetit, Hofman i pergjigjet:

Konferenca e Ballkanit Perëndimor pa na ndihmon për infrastrukturën me projektet e autostradave.

Duhet të punojmë së bashku me vendet fqinje në mënyrë  që të krijojmë tregje më të mëdha rajonale.

Së treti , trajtoni ashtu siç duhet investitorët që janë në Shqipëri.

Nuk po kërkoj trajtim preferencial, por trajtojini në mënyrë korrekte”, tha ai.

20 komente në “Ambasadori gjerman: Korrupsioni në Shqipëri s’është çështje perceptimi, shihni gjyqtarët me vila e makina luksoze”

  1. miri says:

    ne i dime, po cfare beni ju gjoja qe beni ligjin ne europ. po te duash ti d.m.th germany, shkerdheni ne ajer me te bukurin e shpendeve.

    1. lola says:

      Ne e dime qe gjytaret marrin para, e dime qe avokatet jane sekser dhe ndermjetes midis klientit dhe gjyqtarit, por ama neve kjo gje na pelqen,ne keshtu i zgjidhim problemet tona. Korrupsioni ka edhe anet e tij te mira, nuk vonohesh,e zgjidh problemin me kompromis ,drejtesia nuk mund te dhurohet,ajo blihet dhe vendi jone eshte shembulli me i mire qe kjo formul funksionon. Jashte interesit asnje gjyqtar nuk mund te firmos nje vendim, me mire keshtu se sa te vonohesh me vite te tera per nje problem.

      1. Beni says:

        Ti me siguri je e LSI-se.

    2. kurreshtari says:

      Po pse vetem ata kane Vila dh Maki luksoze apo sta mban bytha te flasesh per qeveritaret dhe politikanet? Nqs do te flasesh permendi te gjithe jo vetem nje pjese

  2. Bond says:

    Mire e the zotrote, por kujt ja theeee…

  3. faro says:

    I sakte ambasadori !
    Verejtjet jane krejtesisht te besueshme.
    Asnje gjyq thote nuk kane fituar bizneset gjermane.
    E tmerrshme!
    A do me sh per te marre nje mesazh sa te qarte po kaq te dhembshem!?

  4. Kulaku says:

    Eshte e cuditshme…. Nuk mund te imvestosh ndertosh ne shqiperi nje Bisnes Pa u bere pjes e Korupsioni …sepse Jienat e Uritura presin dhe pa to smund te besh hap perpara….

  5. Kulaku says:

    Mirpo shteti Gjerman per qytetaret e vet ,nuk njef ASNJE rezultat te ve ndosur nga gjukata shqiptare per shtetasit Gjerman Duke thene se aty Gjykat jane te Koruptuara dhe si rjedhim ne nuke marim per Baze vendimet e tyre ,duke i hedhe ato ne koshe te plerave

  6. mira says:

    Paska konflikt interesi ambasadori meqë ka humbur gjyqet. Po kush tha se kishin të drejtë kompanitë gjermane që kryesisht humbin gjyqe pune?!!

  7. Lelegu says:

    Asnje gjyq nuk kane fituar bizneset gjermane?!? E kuptoni sa mjerim eshte ky shtet?!!

  8. Dielli says:

    Zoti ambasador,po keto gjykates te superkorruptuar e te superkriminalizuar ne vite,nuk jane peshqesh per shqiptaret nga paija,por nga mirushqyerja e shtetit Tuaj, qe mbani duke financuar vetem qevri qe ne vite riciklojne vetem boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet,pra pergjegjesine kryesore kerkoje tek politikat finaniare te Berlilit zyrtare,qe vazhdon ti ushqeje keto palo qevri qe me ndergjegje te kalbur i bejne avoktine pa i hyre gjemb ne kembe,ketyre palo gjykatesve,e prokuroreve qe nuke kane te ndalur sebashku ne korrupsione dhe krime.
    Zoti ambasador,shqiptaret kane nje thenje popullore,”C’DO BESH NE DETE DO TA shijosh ME KRIPEN”.
    Zoti ambasador thuaji qeverise suaj te mos financoje me politikat financiare te superkorruptuara e te superkriminalizuara te Tiranes zyrtare ne vite,vetem keshtu Ju dhe Ne shqiptaret do te shikojme drite ne fund te ketije tyneli qe poltikat e Tiranes zyrtare te superkorruptuara e te superkriminalizuara ne vite po cvasin e gjakosin shqiptaret.
    Mjaft me,me lloqe kavaje ne kuader te fjaleve,fjalet i merr era,vendimet e qeverise suaj dhe nje e ndershmeri nga shqiptaret vendosin pikat mbi I-ne,ku korrupsioni do te mbetet nje enderr e keqe e se kaluares,dhe ato vila superlluksoze do te kthehen ne cerdhe,dhe banesa per te varferit dhe me te varfetit e te varferve,pasoje e politikave te Tiranes zyrtare dhe e indiference,apo e mos bllokadave finaniare nga ana Juaj.
    Shume mirnjohje per fjalet,por fjalet i merr era, vendimet mbesin zoti AMBASADOR.

  9. bismarku gjerman shqiperia eshte vetem shprehje gjeogarfike says:

    varu k… edhe ketyre perendimorve u doli boja bejne sikur na duan te miren kane 25 vjet qe perkrahin hajdut te korruptuarit antishqiptaret qe e dine mire kush jane pastaj bejne sikur skane faj e dime fort mire qe pjesa me e madhe jane spiune te perendimit qe bejne ate qe i udhezoni ju
    Europa e shakterroi ballkanin edhe mos te harroje ky kongresin e berlinit ky gjyshrit e ketij benin bizhoz me tokat shqiptare sikur ua kishte lene baba i vet

  10. LORA says:

    Respekt per ambasadorin Helmut Hofman per menyren e mbrojtjes se tij te interesave ekonomike gjermane ne Shqiperi.
    A e bejne ndopak si ky detyren ambasadoret tane,pushtetaret tane,,,,qe paguhen nga taksat e shqiptareve?????
    A me ndihmon mua qe ky ambassador e kupton qe korrupsioni ne Shqiperi eshte nje problem i vertete?????Po prita qe vendin tim t’a ndihmojne te tjeret per t’u vene ne hudutin e ligjit dhe barazaise para ligjit,,,,i lumte bythe cdo lloj ambasadori,si dy dekada rresht,te tallet sa te doje,sepse modelin e korrupsionit na e sollen keta kurvat nderkombetare,tuj u perkujdes shume me e instalu ne forme endemike.

    1. Dielli says:

      Cfare thua Lora moj bije,korrupsioni eshte plage nga me te vjetrat e njerezimit,kujto babilonine e lashte q si e grye dhe e dogji me mac e mi korrupsioni dhe bindu.Lora moj bije dhe ne diktaturen komuniste te eterve e ture kishte korrupsion dhe kjo besoj se te kujtohet,por aty ku duhej behej nje sy qor dhe nje vesh shurdhe,se pastaj nese do te guxoje te flisje te serdisnin me mac e mij bashke aty ku nuk te shkonte mendja,po keto eterit e ketyre fare mij kenetash e gjirizesh ishin.
      Lora moj bije populli thote;”po nuk qau femija dhe nena nuk i jep me pi”
      Sa shpejt moj bije ja faturove perendimit kete plage te vjeter te njerezimit,apo nje luge supe e prishur qe hengre ne diktature te ben qe te vjellesh?Marri e shkuar marries Lora moj bije.
      Te zotet e shtepise fajin ne rradhe te pare duhet ta kerkojne tek vetja,pastaj te dalin ne mehalle,thote perseri populli.O Lora moj bije,si duket leket e pista e paskan bere efektin,kujdes Lora moj bije,jane ilace te skaduara leket e pista nendore.

  11. stela says:

    Ca thu mo gjermono, ne jemi vend i sigurt……

  12. A.R says:

    Korrupsioni dhe vjedhja ne Shqiperi eshte normalitet. Normale NUK jane te ndershmit qe nuk lakmojne as para e as pushtet; d.m.th. 0.0001% e popullsise. Vetem se me dy lule s’vjen Pranvera!

    Andrea Radi

    1. Patrioti says:

      O Andrea Radi,nese shqiptret ne shumice nuk do te ishin te nershem,Shqiperia sot nuk do te ekzistone me.
      Mjaft me me pergjithim, sontazht flasin se shqiptaret ne shumice kane nevoje per drejtesi,pra shtet te se Drejtes qe te shkule nga te tre pushtetet boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik,dhe jo te bashejetoje me to,apo te hedhi tymja mediatike,apo komente zhgavavine sikurse Ju.
      Andrea,nje fjale e urte e popullit tote;c’do besh ne dete do te gelltisesh me kripen.

      1. A.R says:

        Nuk dua te debatoj me ty se ata si ti kane gjithmone te drejte, por te ftoj te pyesesh veteveten dhe ta pyesesh seriozisht, ashtu siç duhet: kur shqiptaret jane ne shumice te ndershem, perse atehere zgjedhin nje shumice derrmuese me njerez te pandershem, si majtas ashtu edhe djathtas?
        Perdore gjithe logjiken tende po munde dhe me jep nje pergjigje.

        Per te te qartesuar mendimet, po te shtoj vetem diçka: nuk eshte vetem veprimi i pandershem, eshte sidomos mendimi. Se çdo veper vjen nga nje mendim. Ndaj edhe nje njeri qe mendon pandershmerisht, po nuk ka mundesi ta konkretizoje ate ne veprim, ngelet po i pandershem.

        Andrea

        PS. Patriot jam edhe une, por te jesh patriot nuk do te thote te mohosh realitetin! Perkundrazi.

  13. pro.... says:

    ..dhe plaget e shoqerise thellohen perdite ne kurriz te pamundesise,..transparenca e korrupsionit grryen me laps xhepat pa hastar..dhe bota tallet me te drejte..ky vend nuk behet,sepse nuk ka mundesi … politika eshte nje orkester qe dirizhohet nga te gjithe dhe..pa kuptim…shpresa vdes e fundit,thone..,por per shqiptaret ka kohe qe nuk egziston ne realitet,..eshte krisur “besimi”…!!

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    Eh moj lora ty te ka ngel ora te
    ditelindja 16 tetor.
    Lo ‘ e mantenere je ti moj
    Me miljardere.Ngado qe te kthehesh
    Korrupsion.
    Dhe thone PSE u rrahen grate te klani
    Ate stres qe Kane pas ATO me 35 prokurore e 15 gjyqtare shyqyr qe su xhveshen lakuriq.Ketu ne shqiperi te ze tmerri per cdo gje
    Me mire se lubonja nuk mund ta them.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje