Vjedhja e energjisë/1210 të arrestuar. Tahiri: Konfirmuam vetëdijen shtet-formuese

20 Tetor 2015, 13:16Kronika TEMA

Përgjatë 1 viti të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, 1210 persona janë vënë në pranga, ndërsa 842 ndiqen në gjendje të lirë dhe 825 janë shpallur në kërkim.

Ky është bilanci i një aksioni ku janë operuar çdo ditë në terren rreth 145 grupe të përbashkëta OSHEE – Polici, me mbi 164.000 aksione.

Sot kemi dëshminë më të mirë sesi ky nuk ishte vetëm një aksion, por ishte një qasje shtet-formuese për të vendosur dhe sanksionuar çdo veprim të administratës dhe drejtësisë, barazinë e shtetasve para ligjit, ndëshkimin e atyre që ishin mësuar në traditë dhe histori të vidhnin energjinë elektrike, të ishin paturpësisht të barabartë, kjo falë herë muskujve, herë imunitetit nga punonjës të Policisë nga punonjës të OSHEE-së dhe pse jo nga të tjerë”, tha Ministri i Brendshëm, në aktivitetin ku u analizuan rezultatet e një viti pune.

Mes të proceduarve për implikim në veprimtari të paligjshme janë edhe 65 punonjës të OSHEE-së.

“Ditën e parë kur e nisëm këtë aksion isha tërësisht i vetëdijshëm se pjesa më e madhe e problemit ishte brenda sallës. 65 punonjës të OSHEE-së të identifikuar si favorizues të vjedhjes së energjisë elektrike nuk janë pak, janë aq sa duhet, aq sa janë identifikuar për të krijuar të të gjithë ju vetëdijen e domosdoshme për punën që duhet të bëjmë bashkë për të sanksionuar në mënyrë të pa ekuivok barazinë e ligjit për të gjithë shtetasit dhe unë besoj që ky aksion ka bërë edhe më të pastër vetë kompaninë, punonjësit dhe sigurisht Policinë e Shtetit”, theksoi Tahiri.

Ministri shtoi se duhet ende shumë punë për të bindur çdo qytetar që nuk është bindur ende, për rezultatet në aksionet kundër informalitetit.

4 komente në “Vjedhja e energjisë/1210 të arrestuar. Tahiri: Konfirmuam vetëdijen shtet-formuese”

  1. Alb says:

    Po ato qe vidhni vet i keni nemuruar.

  2. Artan says:

    1200 te arrestuar demi i perbashket i te gjitheve nga mospagesa e energjise per shkak te varferise dhe mjerimit nuk i kalon as 10% te miliardave qe fitojne me nje tender te vetem Beqet,Damianet,Ahmetajt,Haxhinastot dhe shefat e tyre kryeminister dhe kryetar parlamenti.

  3. Futja kot says:

    Alamet deklarate!!! Po konfirmim per vetedijen “Cannabis sativa”-formuese, a mos keni krijuar gje? Nje pyetje kam, pergjigje ndoshta ka shume …

  4. nona says:

    Bravo o biri rilindjes te lumte po u mbushen burgjet mos arrestoni me, por vritini direkt. ske faj ti me kurve kontrabandist ilacesh o bythelepiresi rames. rendesi ka te na rrij fullani jashte e gjithe ju kurvat e korruptuara qe ne fillim te na rripni e pastaj te na plasni neper burgje. kot sta vune tritolin ty mer bir kurve kushedi me ca pazaresh je futur me prostitute rilindase. bete nje komb te marri rruget neper bote mer plehra. ke fut ti 1200 veta ne burg kur te ngrihen 1 milion e 200 mij veta e te nxjerrin prej rreckash ty mer putane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje