Policia greke kap 141 kg marijuanë në kufi me Shqipërinë

19 Tetor 2015, 11:40Kronika TEMA

Policia greke ka kapur dhe sekuestruar ditën e sotme 141 kg marijuanë në kufi me Shqipërinë. Lënda narkotike e ndarë në 130 pako transportohej me makinë, por tentativa e drejtuesit të mjetit dështoi pasi ngjalli dyshime tek policia.

Droga u kap në vendin e quajtur “Ampelona” të Filatit.

Pavarësisht sinjalit të policisë, drejtuesi i mjetit nuk ndaloi, dhe u arrit të kapej vetëm disa minuta më vonë.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, i cili ishte më origjinë shqiptare.

3 komente në “Policia greke kap 141 kg marijuanë në kufi me Shqipërinë”

  1. Bardh e zi says:

    Kaq pak? Sasi te tilla te vogla trafikohen perdite dhe nuk perbejne me lajm…

  2. Hanxhiu says:

    Pra, drejtuesi i mjetit, nuk ishte shqiptar, por “me origjinë shqipare”…Hahahahahahaha…ç’gallatë, kur kërkojmë “të fshehim kokën në rërë”, si struci…

    1. tfgs manakiri says:

      Kurse bleresi ishte me “origjine greke”, dmth ndonje rumun, turko-grek, bullgar apo egjiptian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje