Policia e Durrësit ka vënë 7 persona në pranga dhe ka sekuestruar 700 kg kanabis në një laborator në Durrës.
Gjithashtu në ambientet e laboratorit janë konfiskuar edhe armë zjarri.
Droga po përpunohej dhe ishte gati për t’u hedhur në treg.
Policia është ende në vazhdim të operacionit, që e ka emërtuar “Koordinata” dhe ka njoftuar se priten të bëhen edhe arrestime të tjera./a.l