FOTOT/ Kapshticë, sekuestrohen 200 kg marijuanë që po transportoheshin drejt Greqisë

20 Tetor 2015, 10:41Kronika TEMA
FOTOT/ Kapshticë, sekuestrohen 200 kg marijuanë që po

200 kg marijuanë janë sekuestruar në doganën e Kapshticës. Pas një kontrolli të policisë në një kamion që shkonte drejt Greqisë janë zbuluar 50 pako me nga 4- 4.5 kg secila.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit, Edmond Selimi, 46 vjeç nga Tirana.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar, nga Policia Kufitare, në vijën e dytë, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), mjetit të tij tip Kamion, me ngjyrë të bardhë, me targa AA 839 HZ, iu gjetën të fshehura dhe sekuestruan me cilësinë e provës 50 pako me lëndë të dyshuar si narkotike mariuanë , të mbështjella me natriban të zi, me një peshë totale prej 200 kg. Secila nga pakot kishte një peshë prej 4 – 4.5 kg”, njofton policia.

Dyshohet se destinacion i marijuanës ishte shtetit grek. Hetimet e mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë në akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

 

1 komente në “FOTOT/ Kapshticë, sekuestrohen 200 kg marijuanë që po transportoheshin drejt Greqisë”

  1. Frank says:

    Ve bast qe eshte sunnit ky mushku i droges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje