18-vjeçari Julian Çela që u arrestua si militant i ISIS në Siri pritet të lirohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi një ekspertizë psikiatrike e ka nxjerrë atë jo të rregullt mendërisht.
Arrestimi i Çelës është bërë 7 muaj më parë, teksa ai është riatdhesuar nga autoritet greke në Shqipëri. Nga monitorimi i adresës së Facebook, Julian Çela kishte publikuar disa statuse me përmbajtje ekstreme, që përhapnin propagandën e organizatës terroriste ISIS, raporton Report TV.
Njëherësh ai bënte thirrje për të shkuar dhe luftuar në Siri përkrah kësaj organizate, duke shtuar se vetë kishte dhënë pëlqimin për t’u bërë rekrut i kësaj organizate vrastare.
Mirëpo pas arrestimit dhe izolimit në burg, i riu ka pasur probleme mendore dhe për pasojë hetuesit e Krimeve të Rënda kanë kërkuar kryerjen e një ekspertizë psikologjike, ku pas daljes së përfundimit ka rezultuar se 18-vjeçari nuk është i aftë mendërisht. Nisur nga kjo situatë prokuroria ka bërë revokimin e masës së “arrestit në burg” të dhënë 7 muaj më parë, duke kërkuar lirimin e Julian Çelës.
U lirua SI I cmendur !!
Po kta Jan Te gjith Te cmendur , SI tja bejm Ti leme Te lire Te gjith
Nkk mund te thoni i çmendur, por i paafte menderisht ose me probleme apo shqetesime ne shendetin mendor, sepse nuk eshte etike.