ALBtelecom, operatori i vetëm i telekomunikacionit në vend, i cili ka bërë dhjetëra miliona Euro investime për
të ndërtuar dhe rehabilituar infrastrukturën e saj nëntokësore në të gjitha qytetet e mëdha (rreth 75 për zonat
urbane) në vend, ka filluar ta ofrojë këtë infrastrukturë për përdorimin e operatorëve të tjerë të shërbimeve të
komunikimeve e elektronike. Ky vendim i ALBtelecom do të zbatohet në mbështetje të nismës së qeverisë
shqiptare për të pastruar qytetet nga kabllot ajrore, të cilat janë instaluar nga operatorë të ndryshëm jashtë
standardeve teknike dhe kërkesave të miratuara nga AKEP. Kjo nismë është zbatuar nga AKEP, OSHEE dhe
komunat në vend, por ALBtelecom konsideron se kontributi në këtë fushë do të jetë shumë e rëndësishme, jo
vetëm për pjesën vizuale të këtyre kabllove, por edhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe
sidomos për të shmangur incidente të cilat në disa raste mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Në fakt, ALBtelecom ka nënshkruar ose është në proces nënshkrimi të kontratave me disa operatorë për të
përdorur kabllot e saj nëntokësorë, duke krijuar mundësi për operatorët e tjerë që të heqin kabllot ajrore të
cilat janë në kundërshtim me kërkesat e miratuara dhe standardet.
Kryeqyteti është zona kryesore në të cilën ALBtelecom është duke bërë një punë gjigante për shkak të
gjerësisë së infrastrukturës së rrjetit të telekomunikacionit, numri i madh i operatorëve dhe problemet me
kabllo ajrore që ende ekzistojnë në Tiranë.
Tani të gjithë operatorët e telefonisë dhe internetit fikse të kenë mundësi të përdorin rrjetin modern të
ALBtelecom, me çmime shumë të favorshme. Rrjeti i ALBtelecom ka të gjitha standardet e nevojshme të
telekomunikacionit dhe kjo është në përputhje të plotë të rregulloreve të miratuara nga AKEP.
Pas rehabilitimit të zonave në Tiranë, kjo filozofi dhe aksion i ALBtelecom do të vazhdojë në qytete të
ndryshme të Shqipërisë. Qyteti i dytë ku kompania synon të ofrojë rrjetit të vet për përdorim është Durrësi,
më pas ALBtelecom do të vazhdojë me qytetet e tjera të mëdha në vend.
Ndërkohë, ALBtelecom ka mbështetur me punë intensive një nismë e Bashkisë së Tiranës: riparimin e
pusetave në rrugët kryesore, të cilat janë dëmtuar për shkak të rindërtimit të rrugëve, si dhe kalimit të
automjeteve të tonazhit të lartë. Kompania monitoron dhe rinovon në kohë reale kapanxhat mbuluese të
infrastrukturës, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë sigurisë së jetës së qytetarëve, si dhe rrjedhës
normale dhe të qetë të trafikut. Pjesë e këtij rindërtimi janë edhe puset tjera të përbashkëta që janë instaluar
në trotuaret e kryeqytetit. Ato janë niveluar me asfaltin apo trotuaret, ose janë zëvendësuar kapakët e
zhdukur për shkak të vjedhjes, në mënyrë që kalimi i automjeteve apo këmbësorëve të jetë i sigurt.
Shyqyr qe do na hiqen ato kabllot nga ballkonet e dritaret se po na merrnin frymen
Bravo Ju, kjo qenka gje e mire, se te pakten nuk do cahen rruget nga 100 here
po meqe e niset lejojini edhe keta te fierit te perdorin infrastrukturen tuaj se na mbyten kabllot
amani re ju ndihmoj dhe une vetem te na I heqin keto kabllot nga kokat