PD akuzon Ramën për favorizim të miqve biznesmenë: Ta kthejmë dimrin në pranverë shprese

25 Tetor 2015, 14:12Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Rama se po favorizon miqtë e tij biznesmenë të cilët po marrin miliardë në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Deputeti Edi Paloka tha se miqtë e Ramës po marrin miliarda me ndërtime në një kohë kur janë pezulluar ndërtimet në gjithë vendin.

“Edhe pse Edi Rama ka bllokuar ndërtimin në gjithë vendin, dy ndërtues po bëjnë miliarda me paratë e shqiptarëve. Janë pikërisht ndërtuesit e tij personal. I pari, Carapuli që ngriti sarajet e Ramës në Surrel, merr 5 miliardë lekë nga OSHEE, në një tender të fryrë dhe me fitues të paracaktuar.

Carapuli i Ramës mori 5 miliardë lekë nga paratë e gjakut të shqiptarëve që banda e OSHEE i mori me dhunë e me burg, e në jo pak raste u mori dhe jetën bashkqytetarëve tanë.

Ndërtuesi  tjetër personal i Ramës, ai i vilës së tij në Dardhë, Papuli, merr miliona euro për Jaguarët luksozë që i duhen qeverisë, do marrë miliona euro për shërbimet që do u bëjë, dhe në fund, pas kontratës, makinat janë sërish pronë e tij.

Kjo është ndarja që u bën Edi Rama parave, kryeministri më i korruptuar në Ballkan, që sipas dokumentit të punës së OSBE ka 200 milionë euro pasuri të investuara në vende OFF SHORE përmes vëllait të tij. Duhet të ngrihemi se nuk ka më kohë. Ta kthejmë këtë dimër të vështirë në një pranverë shprese për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë”, tha Paloka.

5 komente në “PD akuzon Ramën për favorizim të miqve biznesmenë: Ta kthejmë dimrin në pranverë shprese”

  1. Klimax says:

    Pse vetem arabet do kene pranverat e tyre??!! Ja, me ne fund edhe shqiptaret do gezojne “Pranvera PD-iste”!!!

  2. ILIRIA says:

    Sa per favorizime ndaj bisneseve tuaja te gjithe mbani rekord duke i toleruar ata tuajt dhe duke ja futur bisnesit te vogel dhe te mesem duke i ngritur cmime si energjine, ujin, sigurimet e cdo lloji, tatimet, doganat dhe tani na hiqeni si te ndershem sikur nuk i cuat sigurimet nga 3500 lek/muaj ne 6000 lek/muaj, ujin nga 450 l/muaj ne 1300 l/muaj per familje, energjine nga 45 l/kwh ne 77 l/kwh per 300 kw dhe 150 l/kwh mbi 300 kw etj. etj. dhe tani keta te sotmit zbatojne ligjet tuaja per te rrjepur popullin dhe bisnesin e vogel dhe te mesem ndersa te medhenjte dhe vipat perseri vjedhin energjine dhe koncesionet sepse jane me te gjithe ish pushtetaret dhe pushtetaret e sotem ndersa reptesine e zbatimit te ligjeve e paguajne te vegjlit dhe te mesmit qe jane me te pa mbrojturit sepse skane mundesi te paguajne pushtetaret e cdo ngjyre por sa nxjerrin rrogen per familjet e tyre dhe te 2-3 familjeve qe kane punesuar. Faleminderit

  3. Pirdhi ne te do te ndryshojne edhe dimrin me pra vere, pika bithes,

  4. Treviso says:

    Partia Demokratike sjelle vetem dimra te forte. Qeveria duhet kritikuar sa here qe cenon interesin e qytetarit dhe jo te P.D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje