Dritan Zagani nga Zvicra: Në Shqipëri më duan të vdekur, më kërkojnë edhe këtu

25 Tetor 2015, 13:02Politika TEMA

Dy ditë më parë ai u shpall person i kërkuar nga Interpoli shqiptar për dekonspirim të aksioneve të policisë.

Pas shpalljes në kërkim Dritan Zagani ka dhënë një intervistë për “Corriere Della Dera”.

Ai gjendet në Zvicër dhe deklaron se e duan të vdekur, madje kanë dërguar vrasës me pagesë në Zvicër për ta gjetur.

“Corriere della Sera” e ka takuar atë pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar dhe çdo polic mund ta arrestoj. Ndodhet në Zvicër që prej muajit gusht, pasi u arratis duke i ikur edhe “arrestit në shtëpi”.

Jeton në një vend të fshehtë, ka bërë azil politik dhe ka vendosur që ta “luftojë deri në fund betejës së tij”.

“U arratisa sepse donin të më vrisnin. Zgjodha Zvicrën dhe jo Italinë. Tek ju mafia shqiptare është e fuqishme dhe gjendet kudo dhe mund të gjejë këdo. Ndodhi dhe disa vite më parë. Vranë një ish-agjent policie që kishte bezdisur një bos droge.

Shpërndante vetëm gazetat, ishte bërë një fantazëm, por sërish e kanë gjetur. Aktualisht më kanë mbetur disa kolegë besnikë dhe ndonjë informator. E di që edhe në Zvicër, vrasësit janë duke më ndjekur. Më duan të vdekur”, është shprehur Zagani për “Corriere della Sera”.

Në vitin 2014, bashkë me “Guardia di Financa” ishin duke ndjekur gjurmët e një trafiku droge nga Shqipëria, për në Lombardi dhe Zagani kishte mbërritur duke pretenduar, pranë lidhjeje me persona të fuqishëm pranë qeverisë (mund ta vërtetojë thotë) dhe më pas gjithçka ra.

E kanë ndjekur, arrestuar me akuzën e abuzimit me detyrën “pasi kishte shitur informacione sekrete” hetuesve italianë, duke u dhënë fakte për implikimin në trafiqe të personave pranë qeverisë. Dhe më pas e kanë arrestuar. Gjashtë muaj burg në qeli dhe më pas në “arrest në shtëpi”.

Nga efektiv policie në “tradhtar”

Qeveria shqiptare është e bindur dhe e ka shprehur se Zagani është fajtor. Fitoret brilante gjatë punës kundër kriminalitetit është një llogari e veçantë dhe dhënia e informacioneve policisë italiane e jo atyre të vendit të tij është një tjetër histori, shkruan “Corriere”.

Zagani nuk ka frikë për faktin e thjeshtë se nuk ka çfarë të mundur, përveç se të shpëtojë familjen e tij.

U lutem autoriteteve zvicerane që të më sigurojnë gruan dhe fëmijët. Nëse është e nevojshme unë kthehem më pas edhe në Shqipëri, për tu mbrojtur. Deri tani nuk ma kanë bërë të mundur.

Kur më futën në qeli, aty ndodheshin disa kosovarë të cilët i kishte arrestuar për trafik droge. Pas me dashamirësinë e rojeve, më dërguan në një sektor të burgut ku ndodheshin personalet me probleme mendore … ishte një tjetër ferr … më dhanë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, 6 muaj pasi ranë akuzat, ndërsa nisi edhe procesi”,– ka thënë Zagani për gazetarin Andrea Galli të “Corriere della Sera”.

Policja tjetër

Në këtë çështje diplomatike, është dhe një person tjetër, por me kombësi italiane e cila  ka luajtur një rol të rëndësishëm. Është një funksionare e cila është dënuar për dhunë në Itali dhe në vend që të largohej është promovuar duke qenë “përfaqësues e hetimit” në Shqipëri, dhe në raporte shumë të mira me Tiranë.

Për koinçidencë, të cilën Zagani e quan të çuditshme, por dhe disa funksionarë të tjerë, në momentin kur çështja u bë publike, funksionarja italiane u largua nga Shqipëria dhe u emërua në një detyrë tjetër.

Por për çfarë motivi?

Kjo nuk është pyetja e vetme.

Për shembull, si do të sillen zviceranët, për policin i cili tashmë ka pseudonimin “Serpico”

Serpico , është një agjent i Nju Jorkut, viktimë e një sulmi pasi zbuloi sistemin e korrupsionit brenda policisë. Në atë kohë (vitet ’70, Serpico kontaktoi New York Times për të zbardhur prapaskenat dhe emrat. Gazetarët shqiptarë po merren me çështjen Zagani. Por njëri prej tyre, na thotë se  nuk ka më punë dhe po merr kërcënime të rënda”.

26 komente në “Dritan Zagani nga Zvicra: Në Shqipëri më duan të vdekur, më kërkojnë edhe këtu”

  1. Droga says:

    Fshatar ZAGANI, sigurisht qe ti kur jep keto intervista, e ndjen veten shume inteligjent, e deri ketu nuk ka asnje gje te keqe, mbasi eshte e drejta e çdo njerit per te treguar gjithe perallat qe ja don shpirti, mirepo ne te njejten kohe me keto deklarata idiote ti ofendon inteligjencen e sektorit te emigracionit ne Svicer, te cilet do te vlersojne kerkesen tende per azil. Ti kujton qe ke te besh me idiote te cilet besojne lehtesisht gjithe pallavrat e nje fshatari dinak shqiptar, por te siguroj qe gabohesh rende, mbasi eshte nje sektor qe ka eksperience te gjate ne shayrtimin e kerkesave per azil, dhe keto teknika qe po perdor ti i njohin prej vitesh. Te keshilloj te mos ekzagjerosh shume me kete lloj teknike sepse rrezikon qe te te kthejne shume shpejt si pull poste ne Shqiperi.

    1. Dean says:

      Shpresoj te jene te verteta keto qe the per Sektorin e Emigracionit ne Zvicer,pasi eshte Poshtersi dhe Turp se si 1 pisanjoz dhe tregtar droge e perdor Shqiperine per te shpetuar bythen e vet te qelbur.
      Sikur te mos mjaftonte qe u mor me Pislliqe por tani don edhe me u duk si Katani.
      Shpresoj ta sjellin 1 ore e me pare ne Shqiperi.

  2. TJ says:

    Zagani eshte nje koke turku qe Berisha e hodhi ne skenen shqiptare! Njelloj si me Skuqin qe i hodhen “koken e dhise”! Vetem kriminele mafioze, si Berisha, e dine kuptimin e kesaj shfaqjeje makabre! Basha beri kurban nje dash! Dhe u be njeriu me kot ne bote! Njehere e mire:-arrestoni Berishen!

  3. koci selfo says:

    Kjo ceshtje do te beje qe qeverija shqiptare te rrezohet ne heshtje, pak nga pak po rreshqet se si qeveri dhe si njerez mund qe ti quajme “Miresevini planetin e Majmuneve”

    1. E kape azilin me keto perrallat e italjonve?
      Te lumte pushkA
      po I fus edhe une nje perralle te tille dhe po shkoj ne Helvetie

  4. Ervest says:

    Kete “kelliren” akoma ne Zvicer e mbajne nuk e kane kethyer akoma.

  5. Noli says:

    Aventurat kane fundin e tyre. Kete fund shpejt do ta kesh eshe ti fshatari qe ben sikur ke luftuar krimin. Si i perdorur mbaroi funksioni juaj tani ne gjyq per shkeljet qe ke bere. leri perrallat me persekutim se nuk te shpetojne nga pergjegjsia.

  6. korcari says:

    O martin skorceze ku je! qe me ben ata skenaret kot me mafie,o fransis copola,etj.Mereni kete mafiozin nga cakrani i fierit,edhe do te kini oskar cdo vit,me rini kot aty ne hullivud.

  7. Iliria says:

    Ooo mos o Zot kur duan te vrasin nje cope fshatar nga fshatrat e Fierit, po pse ore kushe je ti o kokecep, Korrado Katani, qe luftoi mafien?? Je shume ordiner, ta shpif me ato deklaratat e tua. Je thjesht nje lolo me shume ne duart e Sali serbit. Heret a vone do t’u dale era pordheve me gjize qe po leshon tani. Fshatar legen..!!

    1. Pelasgian says:

      e njihke shume mire …..”fshatar nga fier” ……

      po baltos emrin e propagandes komuniste

      ky nuk eshte nga fieri por eshte nga Bushati i Shkodres sa per info!

  8. damiani says:

    ky eshte nje nga pijanecet ma te regjur te policise shqiptare une e mbaj mend se kam punuar me te mirrte makinat e horave te shkodres ne vitet 93 -94 dhe bente aksidente derisa vinte ne spital i gjakosur po po eshte nga bushati dhe bile kishte dikur edhe teseren e saliut kur pinte thoshte rrofte saliu ky eshte vakabond i ndyre

  9. po pastaj? says:

    Zoti Zagari,po te kesh mizen ne kesule;ndiq keshillat e Saliut;po te jesh i paste mos ki frike.
    Zagari zagar mbetet.

  10. rrapi i ri says:

    kte trapin e rre mendja se do e mbroj shteti zvicerran!!
    ky mund te ket ndonji problem te vogel por e zmadhon qe te perfitoj azilin ne zvicer i cili eshte edhe me i mir sesa green karta amerikane .sepse ke perfitime ekonomike te medha,merr pare shum,shtepi.. jeton si ne zvicer si qytetar zvicerran. pall. parajs.
    un kam qen vet ne at vend. esht i bukur. nga jasht. kam pas edhe rastin te perplasem me drejtesin policin dhe agjencit e ligjit atje.
    jan te korruptu ne maximum dhe ne fshehtsi te plot,ne sinkron te plot me njeri tjetrit dhe e shkelin dhe rrotullojn ligjin si ti vij per s mari.
    fallsifikojn prova,firma,dhe ne rastin tim kan arrit jo veten ne poshtersira te karakterit personal njerzor te paimagjinueshme,porse edhe kan nxjerr kriminel nga burgu me m ra mu!! qe m hongshin karet!
    edhe un i kam degjeneru ne menyren time , vetem fare.pa njeri.ne birucat e tyre i dhash hetuesit mut me honger!
    sepse shkelnin ligjin.
    jan shtet mafjoz.
    amerika e di por i le vet se ka perfitimet e veta. dhe se nuk don te hapi probleme te tjera dhe te bej armiq te kot ne glob kur ka perball ariun rus qe po zgjohet nga gjumi dhe dragonin kinez qe po hap krahet per fluturim duke nxjerr zjarr nga goja… dhe keshtu amerika nuk ka oreks qe te merret me zvicren kriminele mafjoze sepse e ka bastjon te saj te krimit. ne fund te fundit kurvat duhen per me shpla bolet e mashkullimit. edhe zvicra ,kjo kurv bukuroshe syshkruar,duhet per me bo paudhesit dhe shkeljet ligjore jasht amerike,gje qe ne vende te tjera ,amerika do ishte ne pozit te veshtir me ligjin atje.ne zvicer? s ka problem. drog korrupsjon trafiqe taksa te fshehura pare te pastrume konto sekrete bankare transaksjione kriminale bankare.
    don te pagoj nji vrases nderkombtar te CIAs? jepi paret ne bankat zvicerrane dhe vrasesi e kre krimin politik,likujdo dike qe i intereson CIAs ,dhe s ka ligj ta kapi ne zvicer.
    ne bankat e vendeve te tjera CIA do ishte ne trubull ne nje rast te till. sepse s do kishte mundsi me pagu vrasesit.
    pra ky shqiptari mendo se ka shku ne vend te sigurt.
    esht ne rong vend.
    zvicra edhe mund ta strehoj per hipokrizi,per me la mutin me shurr,per me u heq ligjore humane… persa koh qe ai nuk prek interesat e saj ne kte rast.
    shpresojm qe t mos psoj ndonji aksident gjahu si trebicka i amerikes.
    dhe t vijn hetuesat amerikan dhe te shlojn lot krokodili si ke trebicka
    un e kam pa zvicren vet.
    esht shtet kurv
    esht polici e korruptume
    esht hetuesi e degjenerume
    edhe avokati privat qe me merrte pare ishte bashkpuntor policije. tradhtar i nderit te avokator.
    po kujt ti thush kto.
    e gjith demokracija kshtu esht.
    edhe ne perendim ne vende te tjera kshtu jan. mbretnesha n angli vrau nusen e djalit dhe askush s bzan.
    tash po na del toni bler qe thot se ishte gabim lufta ne irak. porse atehere ,vite me par me kujtohet qe ata persona qe kundershtonin luften ne irak cilsoheshin kundershtare te politikes se jashtme te shtetit dhe nese kerkoni9n azil politik apo shtetesin atje nuk ja jepnin.
    kjo gje ka qen kshtu gjithmon. edhe mandelen ne fillim theceri e cilsoi terrorist,dhe me von dihet se cu be me te ,nobel price.
    prandaj,dijeni. ne kte sistem qe quhet demokraci s ka drejtesi ka vetem interes. kshtu me thoshte edhe hetuesi zvicerran mu ne qelit e burgjeve mesjetare atje te lidh me pranga duke me qellu me shpulla turinjve. “do shkruaj jo ate qe esht e drejt por ate qe me intereson”!
    bythqiri i bythqireve te bythqireve …

    1. ganiu says:

      Paske la lesh vllajo.

  11. Qemal says:

    Fakti qe del e jep intervista “sulmuese” tregon se po i mblidhet laku ketij Zaganit.

  12. andi says:

    si thot ky zagani ne itali mafia shqipare eshte shum e fort dhe merr shembullin e atit oficerit qe vrane ne torino qe shperndante gazetat nuk e thot zagani qe ai ishte ne hasmeri prandaj e vrane cer lidhje ka mafia shqiptare ktu te gjith ne elbasan e din historin e atij oficerit ish oficerit e vrane per hasmeri po gazetat ktu e bajn qimen tra

  13. Pelasgian says:

    Paskan dal larot e qeverise ne baltosje e siper !

    Ka qene ne punen me fitimprurse te deges se policise , kush ka vese per kurvllik e droge e pare te lehte ,parajsen e gjen pikerisht tek anti-droga!

    Si duket ky nuk ka qene i tille dhe FAKTET FLASIN QARTE !!!!

    I ka gjet fijet qe kan shku deri lart tek qivirria bojaxhiut dhe ja u ka nxjerr ne shesh , sja ka dhene kot italianve se e ka di se po te jape shqipKARISE asgje do bente vecse do ju jepte koken ne tepsi!

    1. ganiu says:

      Përveç teje të gjith janë të panjohur. Kjo vërteton atë që thua.

    2. URRA says:

      EH MOR LARO I BALO SALIUT, JE SHUME IDIOT.

    3. SPARTAK XUMPARAJA says:

      Pelasgjan? Prej nga je bre burre? Me kujton se ky Zagani nje nga pseudonimet e mafiozeve me te cilin bashkepunonte e kishte me kete nofke. Mos je ti?

  14. kollodoku says:

    Ty mor djal po te deshte njeri te vdekur tashi nuk do japje intervista nga zvicra. Megjithate tani ta do puna qe te bertasesh, se kshu do ta marr eshte azilantit ne zvicer.

  15. bukurani says:

    Ke te drejte te flasesh mor edepsez, vazhdo kerko azil, se ke plakun mere qe te mbron dhe te shperbleu, i di plaku merre keto gjera dhe prandaj ju mbron juve kumbarot zagaret, etj me kompani, ik futu ne nje vrime dhe mos u duk, po beni dhe karshillek ne kurriz te ketij popullit, plehra.

  16. Gerti says:

    Po te ishte fajtor sic pretendon qeveria shqiptare do ekstradohej. Fakti qe nuk behet do te thote qe qeveria shqiptare nuk ka fare prova ndaj tij.

  17. kuq e zi says:

    Ky mund te jete dhe shperdorues posti
    Por nqs ka zbuluar ato qe thote mos e prisni kot
    Mos harroni haxhine e quajne kriminel por turqia se jep dhe eshte vend mik pra zagani qenka njeri kot po kto njerzit afer politikes per te cilet ai flet si jane per ju engjej???
    Pra mos e prisni zaganin sepse bosat e mafias shqiptare ne europe jane ne tirane

  18. Calalb says:

    Foto e tij flet qarte se sa i zoti ka qene. Shteti duhet te vazhdoje te pastroje ushtrine dhe policine nga keta lloj zvarranikesh. Policia dhe ushtria do te behen te afta ne kryerjen e detyrave kur ne radhet e tyre sherbejne njerez trima, te zgjuar e te shkolluar, djem e vajza besnike qe u dhimbset vendi dhe qe cdo gje e vene ne sherbim te jetes se popullit dhe jo langaraqe e urith si ky.

  19. pensionisti 35 vjeç says:

    Nuk bej koment se i kane thene te gjitha komentuesit me larte. Ky polic eshte zagar si ka dhe mbiemrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje