Koha për riarmatosjen e Gjermanisë dhe Japonisë

24 Tetor 2015, 21:12Politika TEMA
Koha për riarmatosjen e Gjermanisë dhe Japonisë

Nga Barney Frank

Nuk ka asnjë problem në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitin ardhshëm, që do të ketë më shumë ndikim në përditshmërinë tone, sa premtimi i republikanëve për të shpenzuar qindra miliardë dollarë më shumë mbi ushtrinë, në dallim nga sa mund të ndodhë me një administrate të drejtuar nga demokratët.

Përderisa premtimi shoqërohet me kundërshtimin e tyre unanim për rritjen e të ardhurat federale, si

dhe reduktimin e ndjeshëm të defiçitit buxhetor, ideja për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, në mënyrë të pashmangshme do të thotë shkurtime serioze në të gjithë sektorët e e tjera. Kjo është një përpjekje, që do të vërë në rrezik objektivat për të përmirësuar cilësinë e jetës në vend.

Miliarda dollarë më pak, do të jenë në dispozicion të përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar sëmundjet, urinë, mbështetur zhvillimin ekonomik apo ndihmuar vendet e varfra të përballen me ndryshimin e klimës. Është ky realiteti i perspektivës së vështirë që ofron buxheti i SHBA-së, e që më çon tek insistimi që aleatët tanë të pasur aziatikë dhe evropiane, të mos përfitojnë më në kurriz të taksapaguesve amerikanë – dhe për të argumentuar se kolegët e mi liberalë, duhet të mbështesin fuqishëm (por ndoshta nuk do ta bëjnë këtë) një rol ushtarak në rritje si për Japoninë ashtu edhe Gjermaninë.

Republikanët në Kongres dhe kandidatët e tyre për president – me përjashtim të të përhershmit Rand Pol- pretendojnë se kërcënimet e botës kërkojnë një shtim të ndjeshëm, madje që mbrojtja të jetë zëri kryesor në buxhet. Unë thjesht nuk e kuptoj pse republikanët e pranojnë pikëpamjen, se e gjithë barra e sigurimit të forcës ushtarake të botës, duhet të përballohet nga taksapaguesit amerikanë, madje edhe duke e lënë mënjanë besimin tim, se avokatët e rritjes së madhe të shpenzimeve ushtarake amerikane, e teprojnë me kërcënimet që paraqet kaosi jashtë vendit tonë, dhe për më tepër, deri në çfarë mase Amerika mund të zgjidhë në mënyrë efektive këto probleme përmes ndërhyrjes ushtarake.

Nga të gjithë aleatët tanë, vetëm dy vende të tjera bëjnë atë që munden për të siguruar mbrojtjen e tyre, kundër kërcënimeve të mundshme:Izraeli dhe Koreja e Jugut. Të dyja këto vende janë të ndjeshëm, ndaj dhe e kanë armatosur veten në mënyrë efektive kundër sulmeve të mundshme nga fqinjët ndërluftues.

Në mënyrë të ngjashme, Franca përdor vazhdimisht mjetet ushtarake për të ndëshkuar aktorët e ligj. Në kundërshtim me pikëpamjen e republikanëve në SHBA, që e përbuzën Francën, kur ajo me mençuri nuk u pajtua me pushtimin tonë të gabuar të Irakut në vitin 2003, vendi ka luajtur një rol konstruktiv dhe efektiv në luftën kundër terroristëve islamikë në ish-kolonitë e saj afrikane.

E megjithatë, të treja këto vende i janë përgjigjur në fakt situatave rajonale, me interes të veçantë për vendet e përfshira. Në pjesën tjetër të botës, ne jemi lënë fillikat. Kur fokusi është më i gjerë – për çështje që kanë të bëjnë me sigurimin e lirisë së lundrimit në detra për tregtinë botërore, apo kërcënimet për përdorimin e forcës në dhunim të kufijve ndërkombëtarë, ose për të evituar që rregjimet e fuqishme autoritare të frikësojnë fqinjët e tyre të vegjël, për të bërë lëshime të pajustifikuara – pjesa tjetër e botës duket shumë e lumtur që ta lërë SHBA-në të reagojë e vetme. Si Gjermania ashtu edhe Japonia, kanë interes në frenimin sjelljeve të keqija, madje edhe më shumë sesa ne.

Siç e kam shkruar më parë, ata që në SHBA favorizojnë një reduktim të ndjeshëm të shpenzimeve të mbrojtjes, e kuptojnë se ka aktorë të këqij anembanë globit, dhe se njerëz të mirë – që në disa raste bashkëpunojnë me ata më pak të këqijtë – duhet kolektivisht të zotërojnë forcën e nevojshme, për t‘i penguar ata të veprojnë në mënyrë agresive, duke i luftuar atë në disa raste, në qoftë se parandalimi dështon.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në lidhje me dy përçarësit më të rëndësishëm- Kina dhe Rusia. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, dhe pretendimi i Kinës për sovranitetin mbi ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës Jugore janë të dyja tepër shqetësuese – sidomos teksa treguesit në terren mund të përkeqësohen, veçanërisht nga Putini.

Planifikimi i mbrojtjes amerikane, duhet të marrë me siguri në konsideratë këto kërcënime. Për shembull,. s’duhet të ketë asnjë mundësi, për të humbur superioritetin tonë ushtarak ndaj Kinës në të ardhmen e parashikueshme, dhe është e rëndësishme që aleatët tanë aziatikë, të mos ndjehen të pafuqishëm kundër agresionit detar kinez.

As kombet kufitare me Rusinë, nuk duhet të druhen se Perëndimi do të qëndrojë mënjanë, nëse rritet oreksi i Putinit ndaj territorit të tyre. (Në fakt, unë besoj se ne dhe evropianët, i kemi dhënë shumë pak ndihmë Ukrainës). Prandaj ky është momenti kur duhet të fillojë riarmatimi gjerman dhe japonez.

Mbajtja në Azi dhe Evropë e aftësive ushtarake të nevojshme për t’iu kundërvënë kërcënimeve kineze dhe ruse, nuk duhet të mbetet thuajse ekskluzivisht përgjegjësi e Amerikës, sikurse në fakt është aktualisht.

Si Gjermania ashtu edhe Japonia, kanë një interes në frenimin e sjelljen e keqe, dhe madje në mënyrë më të menjëhershme sesa për ne, dhe të dy kanë fuqinë punëtore, por dhe resurset ekonomike dhe teknologjike për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për një përpjekje të përbashkët të mbrojtjes.

Megjithatë, ndërsa situatat nuk janë krejtësisht të njëjta, të dyja këto vende hezitojnë të riarmatosen sepse bota (dhe ata vetë) besojnë tek përgjegjësia mbi imoralitetin e veprimeve të tyre para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, çka duket se i frenon ata në këtë drejtim. Paradoksalisht, ne vazhdojmë të ndëshkojmë Gjermaninë dhe Japoninë për tmerret që ata i shkaktuan botës dekadat më parë, duke lejuar përdorimin e pjesshëm të burimet e tyre dhe shpenzimet e brendshme për mirëqenien ekonomike dhe sociale të tyre.

Ndërkohë, ne mbajmë pjesën më të madhe të kostos për t’i mbrojtur ata nga rreziku i jashtëm. Në mesin e një fushate presidenciale kaq shumë të fokusuar tek ekonomia dhe rritja e saj, a nuk do përmirësohej performanca jonë ekonomike në rast se shpënzojmë për mbrojtjen po aq në përqindje të PBB-së sa edhe aleatët tanë? (Sipas Bankës Botërore, ne shpenzojmë rreth 3.5 për qind të PBB-së për mbrojtjen, ndërsa Japonia dhe Gjermania shpenzojnë secili vetëm 1 përqind e PBB-së së tyre.)

Ka dy kundërshtime kryesore ndaj inkurajimit të riamatimit gjerman dhe japonez. Njëra është e natyrës morale. Por, apeli ndaj dy vendeve të pasura për të ndarë barrën e mbrojtjes së tyre me ne, nuk minimizon në asnjë mënyrë makabritetin e krimeve të tyre kundër njerëzimit 70 vite më parë apo edhe më shumë.

Përkundrazi, në vend të kësaj, duhet të mbizotërojë pikëpamja se ishin rrethanat e dikurshme, privimi ekonomik dhe ndjeshmëria ndaj demagogjisë, ato që krijuan rregjimet djallëzore në Gjermani dhe Japoni në vitet ‘30 – dhe se nuk ka asnjë dëshmi se njerëzit e të dyja vendeve bartin një lloj gjaku të infektuar, që i bën ata përherë të dyshimtë.

Një kundërshtim më praktik, është se kombet fqinje, veçanërisht ato që mbajnë barrën e agresionit japonez dhe gjerman, do të ndjeheshin të detyruara të reagonin ndaj këtyre ndryshimeve në fuqitë rajonale. Unë e kuptoj pse kjo ndjenjë ekziston në Korenë e Jugut, dhe përgjigja jonë duhet të jetë e këndshme por e fortë. 

Duke pasur parasysh sasinë shumë të madhe të parave – dhe jetëve- që Amerika ka shpenzuar dhe vazhdon të shpenzojë për mbrojtjen e Koresë së Jugut, dhe ndikimi i dobishëm që do të ketë bashkëpunimi i mundshëm i Koresë Jugut me Japoninë në kufizimin e ambicjeve kineze, do të duhen të heqin dorë nga ankesat e tyre 70-vjeçare.

Sa për Kinën dhe Rusinë, përgjigjja jonë është më e lehtë:Mjaft kërcënuat Evropën dhe Azinë, dhe fqinjët e tuaj, nuk do të ndjenë nevojën të armatosin veten kundër jush. Gjermania dhe Japonia, nuk janë të vetmit aleatë nga të cilët ne duhet të kërkojmë më shumë kontribut për mbrojtjen e përbashkët. Aleatëve tanë të NATO-s, duhet t’u jepet një afat i qartë.

Popullsia, pasuria dhe baza industriale e Evropës Perëndimore dhe Qëndrore – duke përfshirë kombet jashtë NATO-s, me një interes në frenimin e Rusinë – është tashmë edhe përtej asaj që është e nevojshme, për të mbajtur të sigurtë kontinentin. Tre vjet nga tani, është një kohë  e mjaftueshme që evropianët të bëhen ushtarakisht të vetë-mjaftueshëm – dmth, të mësojnë të bëjnë pa SHBA-në.

Këmbëngulja që aleatët tanë të pasur aziatikë dhe evropianë, të mos përftojnë më në kurriz të taksapaguesve amerikanë, nuk do t’i japë sigurisht fund nevojës tonë për të vazhduar të jemi forca më e fuqishme ushtarake në botë – një ushtri që ka një diferencë të konsiderueshme superioriteti mbi çdo rival.

Por nëse kombinojmë këmbënguljen, që aleatët tanë të kontribuojnë sa duhet në një kuptim më realist se kur duhet të vendoset forca ushtarake, ne duhet ta përmbushim plotësisht këtë nevojë me të paktën 100 miliardë dollarë më pak në vit, sesa shpenzojmë aktualisht.

“Politico” – Bota.al

33 komente në “Koha për riarmatosjen e Gjermanisë dhe Japonisë”

  1. loni says:

    kjo do te thote se amerikes i ra bytha,po ne pse nacarmatose moj amerike dhe tani lekundesh kush do ti mbroje vendet e natos,mos valle edhe ne duhet te rrime pa buke vetem qe te blejme arme amerikane se ato ruse dhe kineze nuk benin,por tani po dalin se jane me te sofistikuara nga ato te amerikes,vet prodhuesit amerikane i kane dhene jete edhe 100 vjet te tjera kallashit qe do jete arma e pare ne bote si me e fuqishma dhe me e sukseshme per cdo ushtri ne front lufte ne bote.

    1. taqifi says:

      Ju gazetareve dordolece nuk u pelqejne fjalet burime ekonomike qe perdorni resource ekonomike? Kopila njerez!

      1. Iliria says:

        taqifi

        per fat te keq gjuha shqipe po masakrohet pikerisht nga keta “gazetare”, qe une i quaj gazetashites, se nuk kane asnje ndryshim nga njeri tjetri. Ne Shqiperi nuk ka ligj per gjuhen, prandaj dhe keta po e masakrojne pa meshire dhe nuk u hyn gjemb ne kembe.

    2. beni says:

      po te plasi lufte shqiperia eshte nje llokum me arra per serbet dhe do te mund ta merrnin per 24 ore, se nato do mbroje bythen e vete e jo shqiptaret ne rast lufte te 3 boterore

    3. Lon Greku says:

      O Loni vrima. O te qifte Putini se kushedi sa here je prishur me gisht me foton e tij. Po Amerika te q….. Ty dhe Putinin bashke. Ca po thone eshte prodhoni arme dhe mbrohuni vete. O te q. Robt ty the turkofagosit se na lodhet o bythqira. Ruset po kendojne vritini shqiptaret ju kurva qiheni me fotot e Putin gjarperit.

  2. Jungelterminator says:

    Po e lejuat Deutschland te fantazoje ne armet lufarake, te gjithe ne produkt sapuni do te materjalizohemi.

  3. Goni says:

    U vajti keq puna tani korporatave amerikan, qe nuk mund te shesin me arme ne Siri dhe po fillojne levizjet per te siguruar treg te ri

  4. Dean says:

    Shume e vertet.
    Gjermania dhe Japonia duhet te lejohen te zhvillojne kapacitetet e veta ushtarake,qofshin keto edhe Nukleare.
    Ne kete menyre,barbaret Rus duhet te mendohen mire para se me bo te fortin.

  5. Antares says:

    Rusia nuk ka sulmuar ndonje vend, vetem e kane sulmuar gjate gjithe historise se saj. Tjeterkund flene agresoret e vertete. Rusia e ka ndihmuar SHBA-ne dhe Europen gjate agresionit Nazist. Ky trapi Amerikan mos ta harroje faktin, se kur SHBA-te u sulmuan nga Japonia ne Pearl Harbor, Rusia i shpalli lufte menjehere Japonise. Amerika eshte kthyer ne nje xhandar nderkombetar, qe fabrikon luftra civile, rrezon qeveri legjitime, krijon ISIS-ra dhe turlira mercenaresh te c’do lloj kalibri, sulmon dhe bombardon shtete sovrane, dhe shtrengon financiarisht c’do konkurrent duke kontrolluar tregjet finaciare nderkombetare. SHBA-te e kane humbur sensin e demokracise dhe te se drejtes, visioni per te cilen e krijuan baballaret e saj. Lojrat e ndyra te SHBA-ve per te mbijetuar ne nje bote kompetitive, po godasin, shkaterrojne dhe varferojne shume popuj ne bote.

    If they don’t play fair, then nobody has the obligation to play fair, because the game has no meaning.

    1. Biberoni says:

      Antares ke liber historie ke lexuar, qe e dike çdo fakt mbrapsh?
      Amerika e ka ndihmuar Bashkimin Sovjetik ne menyre masive gjate agresionit gjerman ne USSR. Avione, tanke, kamione, municion, drith, mjete logjistike, etj. Karvane te tera ndihmash Amerikane mberriten ne USSR nepermjet shtegut Verior larg vemendjes Gjermane. Deklarimi i luftes nga USA kundrejt Japonise ne fakt u be ndihme per Stalinin- duke I dhene garanci se Japonia do ti kishte duart e zena me USA e keshtu qe kufijte aziatik te USSR-së do ishin pa rrezikun e nje sulmi Japonez. Me shume trupa sovjetike u transferuan nga zona aziatike drejt zones europiane per te perballuar gjermanine.

      Ne fakt vetem UK e USA luftoi kunder te 3 fuqive te aksit njekohesisht. USA luftonte Japonine ne Azi, luftonte Hitlerin e Duçen ne Afriken e veriut, Hitlerin e Ducçen ne Europe.
      Dhe I fitoi te tera lufterat mundi e vetme japonine, gjermanine, italine. Cliroi gjysmen e azise, gjysmen e europes, Afriken e veriut, financoi ndihma ndaj USSR.

      Hap ndonje liber se tani ke dhe internet. Ndricohu mos for vetem me legjenda.

      Sa per Rusia nuk ka sulmuar njeri nuk po merrem se qeke komplet jashte kesaj bote.

      1. Antares says:

        Ti vazhdo thith biberonin, se nuk eshte per ty historia o mik.

    2. Lon Greku says:

      Po ik o fckng redneck. Do besh ti mofo politiken e botes. Edhe zisat ishin kopjo origjinale e Studebacker. Te q…… rusin. Po Bashkimi Sovjetik nuk ishte agresion o toç? Kush i pushtoi vendet rrotull Rusisie? Apo Amerika?

      1. Antares says:

        Oooooo Loooooni, vazhdo te pastrosh patatet te kuzhina.

    3. lola says:

      Eshte e cuditshme te thuash qe Rusia nuk ka sulmuar ndonje vend, kur ajo pikerisht ka sulmuar shume vende e u ka marr teritoret, duke e zgjeruar teritorin e saj ne madhesine qe ka sote. Kush e njeh historine se si jane zgjeruar teritoret ruse e ka shume te qarte,

      1. Antares says:

        C’fare territoresh te huaja ka ne zoterim sot Rusia? Mos me thuaj se ka pushtuar Mosken.

  6. X says:

    Lufta e trete boterore po vjen .

  7. Ledio says:

    Armatosja e Gjermanise eshte gabim trashanik. Gjermanet nuk kane vullnet politike per lufte dhe jane te lidhur ngusht ekonomikisht me Rusine. Vetem riarmatosja e Japonise , Anglise, Australise, Kanadase do te mundet te mbaje nen kontroll Rusine. Kurse menyra me e mire do te ishte te investohej ne ate qe do te mund te vije ne pushtet pas Putinit.

    1. Qari says:

      Hahaha
      Eshte thjeshte interesi i USA dhe EU nje Rusi me Putinin , nje Rusi me Putinin do te thote nje Rusi diktatoriale ( me mafie ) me monopole , po te ishte nje ekonomi e drejte , liberale . Rusia me resurset qe ka EU do e kishte falimentuar . Fal Putinit Rusia nga brenda saj eshte me keq se ekonomia jon informale .

    2. neda says:

      Armatosja e Gjermanise jo vetem me armet me te mira e teknologjine me te avancuar amerikane, por edhe me arme nukleare, eshte nevoje urgjente , Europa duhet ta perballoje vete mbrojtjen e saj,duhet te kete ushtrine e njesuar te saj, armet nukleare te saj dhe jo vetem ta bazoje mbrojtjen e saj nga NATO, por edhe Ukraina ka shansine te kerkoje te posedoje arme nukleare, si nje vend qe eshte sulmuar ushtarakishit nga Ruset. Por ne rrethanat e krijuara nga agresioni Rus ne Krime e Ukraine, cdo vend Europian i lind e drejta te paiset me armet me te mira e te sofistikuara nukleare per tu mbrojtur nga agresioni

      1. ganiu says:

        Neda e paske lëshu pa dur, ose nuk ja kee iden e atyre që shkruan. Gjermania dhe Japonia nuk kanë nevojë për ti paisur dikush. Ata nuk e kanë më të ndaluar, por vetë nuk duan ti prodhojnë.
        BE duhet të unifikojë ushtrinë dhe të investoj më shumë. Sa për teknollogji është më lart se të tërë të tjerët.

  8. ALBTI says:

    Mir japonia dhe gjermania qe mund te armatosen po ne kush na armatos apo serbia.

  9. Iron Man says:

    Neqoftese do qe armiku yt te ngelet pa pasuri dergoje ne lufte.Arti I luftes.Shkenctari Austriak Viktor Shauberger shpiku makinen me shtytje perpara dhe pikerisht ky eshte drejtimi qe do marrin keto dy vende.

  10. laku says:

    O Loni Bollsheviku,paske qene BOLE fare.

  11. Tironci says:

    Ky amerikani ka folur per interesat e veta , por jo per ato te Evropianeve.
    Rusia eshte i vetmi vend Evropian qe me anen e forces se saj ushtarake ruan balancat ne Bote.
    A e mendoni se po te kishte vetem nje force te fuqishme ne bote, ce cfare ndodh?
    Ajo force do bente ligjin, policin etj. Pra skllaverim global.
    Duke qene se ka edhe forca te tjera si Rusia, apo Kina, krijohen balancime qe i sjellin vetem perfitime politikes globale.
    Nga ky lloj Balancimi perfitoi Shqiperia per gati 50 vjet ne kohen e dullus.
    Dilte dulla e shante Ameriken dhe Amerika s`kishte se cfare ti bente se hidhej Rusi, ( dihet qe shqiperia u caktua si zone protektorati e Rusit gjate- dhe mbas luftes se II boterore).

    Ndersa kur u shkeput nga pakti i Warshaves Shqiperia, dhe problemi i bazes se Pashe Alimanit qe dihet boterisht, ishte Amerika qe perkrahte dhe beri te mundur qe Shqiperia te fitonte ne aspektin Internacional

    Pra duke mbrojtur interesat e veta keto forca, bejne te mundur qe edhe vendet e vogla te perfitojne ne kete aspekt.

  12. perandori says:

    ky muhabet bje era shurr!
    po te grricet me tej del nji cop muti qe sa me shum trazohet aq me shum kuterbon.
    del mbreti n podjum
    mbreti thot “ndalohet droga”
    por sapo kthehet n pallat ja fillo tu mush hundet vet i pari…
    kurse sherbtoret rrijn e veshtrojn.
    tash kan ardh koh te tjera.
    gjithkush don me qen mbret.
    sepse don me pi drog.
    dhe mbretit po i ngec ssharra n gozhd.
    ca tregon fabula
    beni si them un e jo si bej un,se vec un mund t bej ashtu meqe jam mbret.
    der ktu,ka zera qe mund te jen ne anen e sfidantve te mbretit. zeza qe jan forcu s fundmi.”pse vetem ti te pish drog,te pijn edhe ne ..,prandaj,posht mbreti,jemi t gjith njisoj”
    por ka rrezik qe te perseritet ajo historija franceze “mbreti vdiq. rroft mbreti”!
    ka mbreter te mir,ka edhe mbreter te kqinj.sepse e mira dhe e keqja esht kudo kurdoher. ka dhe mikstura te cuditshme midis te miret dhe te ligut,si nji amalgam bojnash.
    ka pas p sh hitler,stalin,maocedun enver,,,,tito…caushesk…thecer…kenedy,,,bill kllinton..obama…putin….
    tash muhabeti osht se,dikush do jet mbret….
    me mir te jet nji mbret i mir sesa nji i lig.
    kjo esht ceshtja.
    se pa mbret
    s ka muhabet
    sikurse pa kat t dyt
    s ka kat t tret
    thot profeti muhamet
    pa u von n siklet
    hyp e zbrit ne biciklet
    ke pavjoni 17
    durres bari me traget
    belldum cengel yxhym milet
    bakllavaja me sherbet
    marshallah me ver kallmet
    cmimi naftes 180
    harram politiksa
    budall milet
    kaq,
    po iki.
    hajt me shnet!

  13. Nio says:

    Gjermania eshte e armatosur apo jo ? Me duket se e gjithe Europa eshte pa breke …

  14. perandori nga xeherorri says:

    po hito hitlerin kur do ta kthejn n fron?

  15. kuq e zi says:

    nqs armatoset japonia e gjermania besoj se putini kthehet ne baze shume shpejt
    kjo thjeshte eshte presion psikologjik ndaj rusise sepse nje gjermani e japoni me dore te lire perben rrezik dhe per shba-ne

  16. turi says:

    Te gjitha luftrat qe kane ndodhur ne Rusi si invazione kunder Rusise psh Napolon Bonoparti, dhe Adolf Hitler, kane perfunduar me humbje te turpshme kur keta kane qune ne kulmin e fuqise tyre. Agresioni kunder Rusise eshte nje aventure qe kurre nuk do te perfundoj sic e deshirojne amerikanet dhe gjermanet. Kjo do te jete nje lufte e deshtuar, por me nje kosto te madhe per njerzimin. Rusia nuk shkatrohet me lufte , ruset ejane nje popull qe e kane ne shpirt luften, dhe kane arsye, sepse jane nacionalist te medhenj !

  17. nji uj selite te lutem says:

    PO GJermania esht ne NATO çe do armatimin kur kurr nuk do ket lufte me, keshtu komentojn disa rrumbythje qe shajn te shkuaren ton per armatimin dhe fortifikimin,çi do armet GJermania ka plot Amerika arm dhe pastaj luft nuk ka mo keshtu thon kta skorpionsart SHqiptar neper komente, ja ne per shembull e shkaterruam komplet ushtrin tani jemi te qet dhe bythzbulut jemi rahat jeta osh vetem qef,edhe GJERMANET jan me fiksime si PPSHja qe bente luft imagjinare dhe kta po e kerkojn luften imagjinare me e bo mas 30 vjetesh,ku jan ata legenat ata skorpionsit qe shanin ENVERIN se beri bunker dhe blindoi ushtrin pa shkak, te na sqarojn pak çe do armatimin GJERMANIA DHE JAPONIA desha pergjigje nga kta snobistat qe flasin kodra mas bregut dhe komentojn duke pa borbardhen me shtat xhuxhat duke fluturu nen tymin e ashishit.

  18. O kelysha te rusit duhet ta dini se Amerika mbron lirine dhe pavarsine
    kombeve kudo ne Bote. Ndihmen e Amerikes gjate lufte II boterore
    e ka deklaruar vet Hrushovi. Lexoni librin me kujtimet e tij. Rusia e drodhi me Hitlerin per te pushtuar Polonine e vendet nordike. Ata qe jane kunder Amerikes janë pasardhes te krimineleve komunist.

    1. Antares says:

      Edhe ti duhet ta dish se Rusia nuk eshte armiku i Amerikes, por lojrat e ndyra te Amerikes ne botes kerkojne nje armik imagjinar, sepse nuk mund te justifikohen pa nje kundershtar te shpikur ne Pentagon apo diku tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje