Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka vizituar panairin Ndërkombëtar Tirana Expo Centre, me fokus sektorit e Ndërtimit dhe Energjisë. Ministri Haxhinasto u njoh nga afër me teknologjitë më të reja, që kompani të ndryshme kanë sjellë në panair, sidomos ato me përdorim në sektorin e transportit dhe infrastrukturës. Ministri zhvilloi biseda me disa përfaqësues nga kompanitë e huaja si nga Italia, Kroacia e Austria duke u njohur me përparimin e teknologjive sidomos në transport dhe infrastrukturë dhe interesin e tyre për të investuar në Shqipëri. Zoti Haxhinasto tha se Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës mirëpret futjen dhe aplikimin në vend të teknologjive të reja për të modernizuar sektorin e transportit.
“Jam i impresionuar nga pjesëmarrja e shumë kompanive të huaja dhe vendase, pasi janë mbi 80 kompani gjysma e të cilave të huaja, çfarë tregon se ka një interes në rritje për tregun shqiptar. Është interesant dhe domethënës fakti se një pjesë e produkteve të ekspozuara këtu janë prodhuar në Shqipëri, me teknologji të huaja dhe cilësore. Shumë nga produktet që unë pashë mund të gjejnë aplikimin veçanërisht në industrinë e ndërtimit dhe efiçensës energjitike. Me interes pashë shumë produkte që lidhen me efiçensën e energjisë në sistemet e infrastrukturës së transportit, të cilat sigurisht do të vlerësohen dhe do kërkohen në projektet tona, për ta zhvilluar dhe modernizuar infrastrukturën e transportit të vendit. Ne mirëpresim teknologjitë e reja në fushën e transportit”, u shpreh Haxhinasto në fjalën..
kush do i financoj argia me zenin?