Alfred Peza: Shëndetësia, pikë e dobët e qeverisë. Ne jemi si dielli për shqiptarët

24 Tetor 2015, 09:30Politika TEMA

Deputeti socialist Alfed Peza e ka pranuar se shëndetësia është një ndër sektorët më të rëndësishëm që nuk po ecën si duhet.

Në një intervistë për “Mapon” Peza tha se gjendja në sistemin shëndetësor është shumë larg premtimeve të fushatës.

Ai gjykon se ritmet e zhvillimit të vendit dhe standardi i shërbimit në shëndetësi, nuk shkojnë gjithnjë në përpjesëtim të drejtë me njëri-tjetrin.

“Reformat në sistemin shëndetësor janë dhimbje koke për çdo qeveri në botë, nga vendet më të varfra e deri tek ato më të zhvilluarat. Sepse kemi të bëjmë me një sektor jetik për qytetarët, ku ritmet e zhvillimit të vendit dhe standardi i shërbimit nuk shkojnë gjithnjë në përpjesëtim të drejtë me njëri-tjetrin. Sado që qeveria jonë të ketë bërë apo të bëjë për shëndetësinë, edhe për ca vite të tjera, për shkak të problemeve të trashëguara, do t’i jemi përsëri borxh qytetarëve. Përsa i përket mjekëve, gjykoj se ata janë pjesë edhe e problemit, edhe e zgjidhjes së saj. Nuk kam shumë njohuri specifike për sektorin dhe nuk do të doja të bëja “Dinshumin”. Por, një gjë është e sigurt, që shëndetësia do të mbetet një nga 3-4 sfidat kryesore të çdo mazhorance e qeverie që do të vijë në Shqipëri në dekadat e ardhshme”, tha Peza.

Sakaq, ai është munduar ta shpjegojë me një karahasim vlerësimin e tij për qeverinë dhe sesi duhet ta shohin shqiptarët koalicionin Rama-Meta.

Ashtu si diellin kur e sheh me teleskop, arrin të dallosh ca njolla të errëta, edhe qeverinë e koalicionit tonë, sado mirë të punojë, teleskopi i opinionit patjetër që do gjejë gjëra për të kritikuar.

Si edhe dielli atje lart në qiell, e rëndësishme është që qeveria këtu në Tiranë të mos ndalet për asnjë çast së punuari për të ngrohur sa më mirë interesat e qytetarëve të vet”, deklaron Peza.

19 komente në “Alfred Peza: Shëndetësia, pikë e dobët e qeverisë. Ne jemi si dielli për shqiptarët”

  1. Dean says:

    Shqiptaret nuk duan te paguajne Taksa.Ashtu le te terhiqen zvarre gjith jeten.Nese 1 shtet nuk mbledh taksa,padyshim qe nuk ka as fonde per arsimin,shendetsin…..etj.
    Le te mjekohen ke “mjeket popullor” dhe Fallxhoret e lagjes.

    1. pirdh-pirdh says:

      Peza eshte rast unikal :
      edhe thote se nuk merr vesh nga mjeksia (nuk eshte Dinshum), por edhe ben parashkime afatgjata ne kete fushe.
      Hajde merri vesh me kete oficero-gazataro-XXXro

    2. Cubi says:

      Ju dy deputete Peza njeri i Lymit qe vrau vellane e tij po ti i kujt je i atij afer Lymit apo atij kundra Lymit.

  2. Anila says:

    Zoti Peza eshte shume e vertete analizua jua. Duhet qe te mos fshihemi pas gishtit. Nese kuptojme ku jane problemet atehere mund te bejme dicka per ta ecur perpara.

  3. Tironsi says:

    mke pelqy gjithmon qe ke fol se nuk je si ato tjeret qe bojne sikur jetojm namerik dhe jemi nshqipri

  4. Ermal says:

    Z.Peza as une s’jam ekspert shendetesie, por disa gjera u duhen shpjeguar shqiptareve. E para nese une jam kontributor i vazhdueshem ne sigurimet shendetesore nuk dua t’ia dij nese ka ilaçe farmacia e spitalit a jo, nese do mjeku para’ nen dore a jo. Une dua qe kur te shkoj ne spital (mos qofte kurre) mos fus doren fare ne xhep, sepse kam 10 vjet e me shume qe investoj per ate dite te keqe.
    Te njejten gje duhet t’u shpjegohet dhe shqiptareve te tjere edhe doktoreve dhe mjekeve. Keto jane mundesite e shtetit, nese nuk kontribuoni ne skeme atehere do mbeteni pa sherbime, ose do paguani me fature ne momentin qe shtroheni ne spital qofte sherbimin, qofte ilaçet. Shendetesi falas ka vetem kur te gjithe kane kontribuar dhe ne diten e tyre te keqe shkojne me duar ne xhepa ne spital siç ndodh kudo ne bote.
    Me kete rast t’u ngrihet dhe rroga doktoreve dhe infermiereve, ndersa per pjesen humane te tyre te mbajne pergjegjesi vete kur kapen ne shkelje ose kur ka ankesa nga pacientet.
    Çfare duhet per te bere kete? Edukim i qytetareve duke thene te verteten per mjekesine falas, formalizim i ekonomise, dixhitalizim i sistemit shendetesor qe nje pacient mos shkoje te humbi dite e jave ne spital per te caktuar nje vizite apo analize apo te marri vula pa fund. Kush paguan kontribute shendetesore sot ka nje pune dhe nuk mundet te humbi qofte edhe 1 dite te vetme per arsyen banale per te rezervuar nje vizite pas 2 javesh apo per te nxjerr kartat e shendetit dhe rifreskimin e tyre 1 here ne kaq kohe.
    Dhe ketu qendron absurdi, ata qe paguajne kontribute mjekohen tek privati me para’, ndersa ata qe jane jashte skemes mjekohen ne shtet falas dhe ankohen me teper per mungese sherbimi apo ilaçesh.

  5. Mondi says:

    mendimet e tuja vlejn gjithmon. je i rrall dhe si ti te ishin gjith deputetet

  6. goni says:

    Flet si oficer akoma ky. Pse mor oficer Min Mbrojtjes ka arritje duke pastruar rruget.

  7. artan kola says:

    Ky nuk e di se sa te jete Beqiri ne ate ministri “Ripjedhja” eshte baraz korrupsion.

  8. Pallatet Agimi says:

    Shendetesija eshte sfide e krejt shoqerise dhe reformat e saj mvaren se cfare shteti ke. A ke prodhim, a ke eksport, a ke rruge, a ke kulture, a ke arsim, a ke pune, a ke…a ke…Me tej vjen shendetesija, e fundit nga mundesite dhe e para nga kerkesat. Ky Beqja eshte sulmuar kaq shume sa me te vertet duket si hajdut xhepash. Por ama eshte i fundit. Te pakten keshtu duket. C’jane para tij bashke me “kapitenin”, me kete llogjike duhet te jene bandite. Hiq Beqen e ver Meleqen, ate bjonden e Sales, ja kejo eshte zgjidhja! Lerini pordhet Alfred djali e mos e lini vetem Beqen, por hidhuni ne uje, se eshte kollaj te notosh mbi shpatullat e tjetrit

  9. bruins says:

    Z Peza ! Nese duhen shume investime ke te drejte,por beje nje pune qe skerkon investim, aplikimi i protokolleve mjekesore, si dhe indexet e cmimeve te sherbimit, Kjo do te ndergjegjesoje dhe qeverine te dije sa para duhen dhe percakton prioritetet ne investim.

  10. astrit says:

    Zoti Peza. Lere shendetesine se ka kush merret me te, por kur do ta zgjedhesh kryetarin e RTV. Premtuat se me te ardhur ne pushtet do t’ia kthenit RTV publikut, nderkohe qe mandati ka hyre ne vitin e tij te trete.Turp nuk keni?

  11. hajdari says:

    Diell ti me shoket e tu ?
    Ti bashke me shoket jeni vetem ca BQ-ra katunaro-hajduto-tradhtare, llum i kombit !

    Ju pret gjyqi ushtarak more krimba !

  12. brah,ho,ho says:

    Sa mire qe eshte kur jep intervista per te mos thene asgje.
    Ky qenka filozof;”gjerat e tjera jan ne rregull,mjeksia mbetet sfida…

    Dhe ne budallenjt qe mendonim se ishte krimi e korrupsioni.

  13. Kusaxhe says:

    Jam dakort me Ju , por kryesorja eshte tek doktorit dhe infermiera n q se keta Nuk jan humanitare , Ku 80 per qind e tyre nuk jane , shendetsia Nuk ka per te ecur

  14. nandi says:

    O Peza, ti e di mire cfare pislliqesh behen nga lsi por nuk ta mban te hapesh gojen sepse ke shprese qe Rama do te beje minister te leshit dhe kerkon te jesh ne listen e tiranes se atje ku je te ka dale boja ty dhe Rilindjes tate

  15. Monda says:

    More zoteri ti the se nuk je Dinshumi. Dakort, por ti kaq duhet te dish se minister eshte Dinpaku. Prandaj asgje nuk ka rilindur por vete kanelindur utopi Dinpak-esh. Ne pensionistet po paguajme me shume leke per barnat sepse rimburesimi I tyre eshte ulur dhe e di pse? Sepse Fondi dhe Ministries I ka blere me lire(?!!)… Tek specialists kur vizitohemi na cojñe per analiza neper private… Edhe per barnat e listed duhet te shkosh tek specialist CDO 3 muaj… Dhe hajde thuaj se ka rilindur shendwtesia sepse ne QSUT Jane bere registration elelektronike.. Kesaj I thone ” pirdhu te shfryhesh”.. Me fal per shprehjen por kjo na ka mbetur te shpresojme…

  16. nini says:

    Z.Peza eshte e vertete qe sistemi shendetsor eshte pike nevralgjike per cdo qeveri ,por duhet ndryshim ,qe vjen jo vetem nga ligjet ,por mbi te gjitha nga njerezit qe zgjidhen te drejtojne nga Ministri deri tek pergjegjesi i nje qendre shendetsore fshati . Ministri qe ka vene Rama dhe jo ju ne krye ,ne vend qe ti shpenzoje financat per te rritur sherbimin publik ,e ka mendjen vetem me tendera ,dhe kjo vjen se eshte qefli i parase dhe per kete ka eksperience . Ne kemi nje sistem shendetsor dhe shteteror dhe privat ,qe lidhet dhe me xhepin e cdo shtetasi per te marre sherbim .Jane zhvilluar disa tendera me miliona dollar qe i kalojne sherbimet nga publiku tek privatet ,por dy rastet e fundit per sherbime qe shkojne me mbi 200 milion $ ,perbejne objekt hetimi te prokurorise , qe nga ministri deri tek mafiozet qe kane zhvilluar tenderat .Pse tendenca e ketij ministri eshte qe sherbime qe mund te kryheshin nga publiku ,paguen miliona $ qe ti marrin kompani fantazem private . Beqaj ,Gjiknuri , Ahmtaj dhe Cani duhet te largohen ,se nuk po perfaqesojne premtimet socialiste ,por aplikojne programe te djathta duke marre keshilla nga mafiozet e FMN dhe BB ,duke bere pazar me privatet ,qe dyshohen se jane miq te tyre .Fajin e ka Rama qe po tregon nje kokfortesi, qe po i ngren nervat mbare socialisteve ,me performancen ,tejet te dobet te disa ministrave miq te tij qe nuk kane asnje lidhje me programin dhe elektoratin socialist .Rama duhet ta di se ky veprim ka kosto per ate te parin ,por dhe per PS ,prandaj shume socialiste kerkojne qe Blushi te hyj ne betejen per kryetar te PS ,dhe po fitoi , Rama te largohet si kryeminister bashke me miqte e tij dhe perkrahesit e G 99,qe I ka dhene postet ne administrate .

  17. Merimanga Leshverdhe says:

    ….ne nje shoqeri te molepsur nga 1000 probleme, e ke kapur gabim problemin kryesor per te cilin vet thua se mbetet nje sfide edhe per vitet e ardhshme, per mua mbetet proverbiale thenia e Migjenit te famshem per realitetin e vet (qe per ironi mbetet e ngjashme me kete te sotmin)…MJERIMI S DON MESHIRE, AI DON TE DREJTE,….ky togfjalesh ngerthen 2 ceshtjet kardinale te zhvillimit tone PUNE DHE DREJTESI….Jepini njerezve alternative per te jetuar permes PUNES qe te cojne 5 leke ne shtepi dhe te kene mundesi te jetojne me dinjitet, DHE VENDOSNI DREJTESI se po ua shkojne ujin nen rrogoz ata 40 trimat e unionit te gjyqtareve qe sapo pashe ne lajme qe kane kundershtuar projektin per reformen ne drejtesi se duhet me qene “TE PAVARUR” nga politika(cfare ironie a thua se pavaresia nuk garantohet me ligj e me ndergjegje njerezore e profesionale deri tani , dhe duhet me mos ua kontrollu njeri pasurine qe kane vene (cfare ironie , a mund me qene njekohesisht edhe SKLLAV i profesionit edhe MILIONER i tij)….SA per shendetsine , jo se ajo shkelqen , edhe ajo mbetet nje turp qe tregon me se miri stadin e zhvillimit qe kemi, por te mos harrojme nje gje te rendesishme…FATALITETIN, kudo te shkosh dhe sado lek te kesh, dhe ne cdo spital te perparuar te perfundosh, MJEKU MJEKON, POR ZOTI sheron, perndryshe nuk do te kishin vdekur ndonjehere as miljardere, burra shteti, apo figura epokale….NJERIU duhet te mendoje se pari per jeten , vdekjen nuk e ka ne dore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje