Kryeministria i përgjigjet BIRN për fituesin e koncesionit të hemodializës

23 Tetor 2015, 20:07Politika TEMA

Kryeministria ka reaguar pas shkrimit të djeshëm të BIRN, që hidhte dyshime mbi fituesin e koncesionit të hemodializës.

Transparenca.al deklaroi sot se EVITA sh.p.k, një kompani që fitoi tre ditë më parë koncesionin për shërbimin e hemodializës për dhjetë vitet e ardhshme me një kontratë me vlerë 86 milionë dollarë, nuk është fituesja e vetme e këtij tenderi.

“Sqarojmë, se ndryshe nga ç’ka BIRN pretendon, fituesi i garës së koncesionit për ofrimin e shërbimit të hemodializës është bashkimi i dy operatorëve ekonomik “Evita” Sh.p.k. dhe “American Hospital” Sh.a”, thuhet në njoftimin e Transparenca.al, faqes së përgënjeshtrimeve të Kryeministrisë.

Reagimi i plotë i Kryeministrisë  

Rrjeti i Reporterëve Investigativë të Ballkanit (BIRN) ka publikuar një artikull në të cilin pretendon se Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë kompanisë “Evita” Sh.p.k. koncesionin e hemodializës. Sipas BIRN, kompania përftuese e këtij koncesioni nuk ka eksperiencë të mëparshme në këtë fushë.

Përgjigje për akuzat e BIRN:

Së pari sqarojmë, se ndryshe nga ç’ka BIRN pretendon, fituesi i garës së koncesionit për ofrimin e shërbimit të hemodializës është bashkimi i dy operatorëve ekonomik “Evita” Sh.p.k. dhe “American Hospital” Sh.a.

 Gjithashtu ky koncesion nuk i është “dhënë” asnjë kompanie, ashtu siç thuhet në titullin e artikullit, por bashkimi i dy operatorëve ekonomik ka qenë fitues i një procesi të rregullt dhe të zhvilluar sipas procedurave ligjore të prokurimit publik. Në këtë garë kanë marrë pjesë gjashtë kompani, katër nga të cilat nuk plotësonin kriteret ligjore, financiare dhe teknike të përcaktuara në Dokumentet Standarde të Koncesionit. Dy ofertuesit e kualifikuar pas verifikimit të dokumentacionit ishin “Hygeia” dhe bashkimi i “Evita” Sh.p.k. me “American Hospital” Sh.a..*

 Lidhur me pretendimin se kompania “Evita” nuk zotëron eksperiencë për ofrimin e shërbimit të hemodializës, ritheksojmë faktin se ky shërbim i është dhënë një bashkimi operatorësh, ku në një krah qëndron “American Hospital” Sh.a me një eksperiencë disavjeçare në Shqipëri për ofrimin e shërbimit të hemodializës, ndërsa në krahun tjetër “Evita” Sh.p.k.  e cila zotëron një licencë për shërbim mjekësor nefrologjie në Lezhë që nga muaji dhjetor i vitit 2014 dhe një licencë për shërbim mjekësor nefrologjie në Korçë që prej muajit shkurt të vitit 2014. Po ashtu, kjo kompani është përfaqësuesja zyrtare e pajisjeve dhe materialeve mjekësore të nevojshme për ofrimin e shërbimit të dializës.

 Ndryshe nga përvoja e zbatuar deri më tani, ku Ministria e Shëndetësisë është detyruar t’i dërgojë të sëmurët në ambientet e institucioneve shëndetësore jopublike për kryerjen e shërbimit të hemodializës, në partneritetin e ri publik-privat është kërkuar që këto shërbime të kryhen brenda territoreve të spitaleve publike. Investitorët privatë do të ngrënë nga e para mjediset ku do të ofrohet shërbimi, do të investojnë në pajisje mjekësore dhe teknologji për këtë shërbim, si dhe do të administrojnë këtë shërbim për një periudhë dhjetëvjeçare. Në fund të periudhës së koncesionit, të gjitha pajisjet në fjalë do të transferohen në pronësi të spitaleve publike.

 *Kriteret për këtë garë koncensioni janë si vijon:

1.a Personeli për çdo qendër      10          

1.b Funksionaliteti i qendrave    15          

Pi=Ni/Nmax*pk

Pi = Pikët e ofertuesit për kriterin

 Pk = Pikët e kriterit

 Ni = Eksperienca e ofertuesit në 3 vitet e fundit

 Nmax = Eksperienca maksimale e ofruar në 3 vitet e fundit.

 Ci = Çmimi i ofertuesit

 Cmin = Çmimi më i ulët i ofruar

 Rii = Vlera e Riinvestimit e ofertuesit

 Ri max = Vlera maksimale e riinvestimit e ofruar.

 Vlerësimi i Komisionit të Dhënies me Koncesion, bazuar në kriteret e garës:

 KRITERET            PIKËT     Hygeia  Evita &

 American Hospital

1.a  Personeli për çdo qendër     10           10           10

1.b Funksionaliteti i qendrave    15           15           15

 TOTALI 100         93.26     98.66

 Sqarojmë se: Kriteri i përcaktuar në këtë tabelë me titull: “Eksperienca në 3 vitet e fundit” është një kriter që matet me numrin mesatar vjetor të pacientëve të ofruar në tre vitet e fundit.

10 komente në “Kryeministria i përgjigjet BIRN për fituesin e koncesionit të hemodializës”

  1. Albi says:

    Mire qe behet skuthllik me Spitalin Amerikan, po kjo Evita shpk per ca ishte aty se nuk u morr vesh?!!!

    1. Beratsi Autokton says:

      @Albi
      Ta spjegoj une lidhjen e shkurter Albi. Dhe me kete palo sqarim Kryeministria jone “e nderuar” ka bere nje autogol te shkelqyer dhe ka marre autoresine e paracaktimit te fituesit dhe te korrupsionit qe sjell me vete.
      Administratori I Spitalit Amerikan eshte Klodi Allajbeu nga Berati, qe eshte njekohesisht djali i zhaxhait te Znj. Fetiu qe eshte administrator e Evita shpk(qe ska haberin nga mjekesia dhe tere jeten e tyre kane shitur kafe ne lagjen Clirim mbi nje ndertim pa leje.
      Pra eshte e qarte se Spitali Amerikan eshte future si emer i madh ndersa Evita do te marri pjesen qe do shperndahet privatisht midis Klodit dhe shpuresse tij dhe Ilir Beqes. Sali Fetiu, Majlinda Fetiu do marrin ndonje kocke cfare mbetet nga kjo mesele.
      TURP e faqe zeze per Rilindjen dhe per ministrin me te korruptuar te kesaj qeverie Ilir Beqja

    2. Tarrasi says:

      Ky eshte hajdutllek i paster.

      Po te kishte hyre ne tender QSUT , do te dilte e para sipas pikve.

      Nxjerrin si preteks se shteti nuk ka leke.

      Me nje treg te garantuar prej 86 milion $, bankat te lusin qe te japin kredi.

  2. Loni pe betoni says:

    Kur AMC u shit per 82 milione dollare, qeveria e asaj kohe kujdesej te nenvizonte se firma fituese isshte greko-norvegjezja kosmote-telenor, pavaresisht se Telenor kishte vetem 3% te aksioneve.
    Per hemodializen, ne vend qe te pergjigjet se c’standarte ka Evita shpk, vepron njelloj si ajo e shitjes se AMC, e cila ne vend qe te privatizohej iu dha nje firme shteterore te nje shteti tjeter, permendte rast e pa rast telenorin norvegjez.

  3. XYZ says:

    EVITA shpk qelbet era korrupsion. Ajo nuk ka me shume se 1 vit experience, madje kjo nuk eshte as experience por thjesht rregjistrim ne leter, nderkohe qe sipas kritereve kerkohet minimumi 3 vjet eksperience. selia e saj eshte ne nje kafe me 4-5 tavolina ne Berat. dy kusherinjte e pare qe drejtojne Evita dhe Spitalin do i ndajne paret bashke. Ti gezojne bashke me qeverine!

  4. adeci says:

    Jepini BIRN-t dhe nje mut te madh tani.

  5. @adeci says:

    Mos te ardhte momenti per te bere dialize se pastaj do ta shohesh vete se cfare muti te madh do te takoje ta hash. e te siguroj se ke per ta ngrene me qejf se po ta jep Rama me Beqen.

  6. One says:

    Eviten dhe Spitalin Amerikan e morem vesh. Po BIRN kush e pagoi dhe pse?

  7. genc says:

    Po kush i ha keto, dializa eshte nje biznes jashtezakonisht fitimprures, te na thote qeveria se ca kerkon olsi rama cdo jave ne zyren e klodit te spitalit amerikan, njerezit nuk jane budallenj.

  8. Loni says:

    Ore mire qe ju shkruani po una jam pacient qe vij nga korca ne tirane 3 hera ne jave. Ka dhe qe kane vdek ketu se s ka dialize. Kush e ben bravo i qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje