Kastrati blen 75% të koncesionarit të Benz në Shqipëri

23 Tetor 2015, 18:16Politika TEMA

Kontributi në para për blerjen e 75% të kapitalit, sipas deklarimit në QKR ishte 855 milionë lekë, apo rreth 6.1 milionë euro….

Kompania më e madhe e tregtimit të karburanteve në vend, Kastrati SHA, ka blerë së fundmi 75% të aksioneve të Auto Star Albania Sh.A, që ka Përfaqësinë e Përgjithshme të Daimler AG në Shqipëri dhe tregton makinat e reja të markës Mercedes-Benz.

Transaksioni është reflektuar dhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, ku në datën 20 tetor është depozituar ekstrakti nga QRA-ja, datë 23.09.2015 sipas të cilit vërtetohet transferimi i 75% të aksioneve nga aksioneri Basri Rruka në favor të aksionerit, shoqëria KASTRATI sh.a. 25% të aksioneve kanë mbetur në pronësi të z.Basri Rruka.

Kontributi në para për blerjen e 75% të kapitalit, sipas deklarimit në QKR ishte 855 milionë lekë, apo rreth 6.1 milionë euro.

Pas realizimit të transaksionit është vendosur dhe largimi nga detyra i administratorit të shoqërisë Z.Basri Rruka dhe emërimi në vend të tij të Z.Musa Kastrati. Z. Shefqet Kastrati, (aksioneri i Kastrati SHA) është emëruar si kryetar i Këshillit të Administrimit.

E krijuar në vitin Auto Star Albania Sh.A është ndër koncesionarët e parë të automjeteve në Shqipëri, që në vite ka kryer investime të rëndësishme në kapacitetet e servisit.

Shitja me pakicë është një ndër aktivitetet kryesore të Auto Star Albania.

Auto Star Albania raportoi një xhiro prej 597 milionë lekësh në 2014-n, me një rritje të lehtë me bazë vjetore, ndërsa nga viti 2012, kur janë dorëzuar bilancet në QKR, aktiviteti i kompanisë ka rezultuar me humbje, që për vitin 2014 ishte 24.5 milionë lekë, nga 28 milionë lekë një vit më parë.

Tregu i automjeteve të reja ka qenë i vakët në Shqipëri vitet e fundit, duke reflektuar si krizën ekonomike ashtu dhe informalitetin e lartë në këtë sektor.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2014 janë shitur gjithsej nga të gjithë koncesionarët, që kanë aktivitet në Shqipëri, më pak se 1500 automjete të reja, nga mbi 3000 që shiteshin deri në vitin 2008.

Kastrati SHA është operatori më i madh i tregtimit të naftës në vend dhe kompania e dytë më e madhe në Shqipëri. Në vitin 2014, kompania i rriti ardhurat me 5% në rreth 67 miliardë lekë./ Monitor

7 komente në “Kastrati blen 75% të koncesionarit të Benz në Shqipëri”

  1. stela says:

    Obobobo, koncesionar i modh i Mercedezit n’Shqipni. Nji cop’ qoske m’autostrade….

  2. Asgani says:

    O gazetar…di shkrim e kendim ti?

  3. "BALASHI" says:

    Thaçi me Salen theu qafen bashke me te. Kastrati ka marre rolin e Thaçit para dy vjetesh. Une gezohem kur biznesi lulezon ne vend, por te jem i sinqerte me “Kastratin” kam nje pyetje per te. Si ka mundesi qe ne tere pikat e tij te tregetimit te karburanteve e ka me shtrenjt se gjithe te tjerat?

    1. thjeshte fare says:

      eshte me i shtrenjti se e ka pa hile ndoshta

  4. fshatari says:

    Po kaq te veshtire e ka more i dashur Balash,ta gjesh? E ka me te shtrenjte,se i ben shurren me te.

  5. Leci says:

    Jo nuk e ka me larte por nuk tregon qe tregton nafte Ballshi.

  6. saimir says:

    Nafta virxhin NE vend qe te ishte ne burg per krime kunder njerzimit, deklaron 850 miljon lek ne QKR Qerrevise?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje