PD akuzoi ditën e sotme me anë të deputetit Edmond Spaho qeverinë për një tender që do t’i kushtonte qeverisë 3 milionë euro për blerjen e makinave të luksit.
Qeveria ka sqaruar opinionin publik në faqen transparenca.al se bëhet fjalë për marrje me qira të këtyre makinave dhe realisht kursehen në buxhetin e shtetit 1,5 milion euro në katër vitet e ardhshme.
Ja deklarata e plotë:
Së pari, Garda e Republikës së Shqipërisë nuk ka shpallur asnjë tender për të blerë makina të cilat do të vihen në përdorim të Kabinetit Qeveritar. Tenderi për të cilin media të ndryshme kanë ngritur pretendime ka të bëjë me marrjen me qira (leasing) të automjeteve që Kabineti Qeveritar do të përdorë, duke pasur parasysh amortizimin e flotës aktuale të automjeteve, mungesën e sigurisë në transport, koston shumë të lartë në mirëmbajtje, si edhe koston e lartë në konsum të karburantit.
Së dyti, duke qenë se tenderi në fjalë ka të bëjë me shërbimin e transportit të personaliteteve të larta shtetërore dhe sigurinë e tyre fizike, bazuar në VKM nr. 246, datë 19.03.2015, mbështetur në nenin 6 të ligjit nr. 9643, Garda e Republikës është e detyruar të rezervohet në dhënien e informacionit të klasifikuar.
Por çka është më e rëndësishme është analiza financiare, që tregon se marrja me qira (leasing) e automjeteve që do të kryejnë transportin e Kabinetit Qeveritar është version më i lirë jo vetëm se blerja e automjeteve të reja, por edhe se mbajtja në përdorim e flotës ekzistuese.
Sot, në shërbim të Këshillit të Ministrave janë në dispozicion 22 autovetura, kostoja e mirëmbajtjes së të cilave është 636,392 Euro në vit, ose 2,545,571 Euro për një periudhë katër vjeçare, duke përllogaritur këtu edhe vlerën e amortizimit të automjeteve. Marrja me qira (leasing) e një numri të njëjtë makinash, kushton 494,520 Euro në vit, ose 1,978,080 Euro për një periudhe katër vjeçare. Shteti shqiptar kursen 141,872 Euro në vit, ose 567,491 Euro për një periudhë katër vjeçare dhe në të njëjtën kohë automjetet në dispozicion janë të reja, më të sigurta, ndotin më pak mjedisin dhe duke pasur një efiçencë më të lartë në konsum, kursejnë rreth 30% më shumë edhe në kostot e karburantit. Për më tepër, në raste defektesh, automjeti zëvendësohet menjëherë dhe kostot e riparimit apo zëvendësimit për shtetin shqiptar është zero.
Kosto e marrjes me qira (leasing) të 22 automjeteve është akoma më e ulët nëse krahasohet me koston e blerjes së 22 automjeteve të reja. Shtetit shqiptar do t’i kushtonte plotë 3,497,142 Euro blerja dhe mirëmbajtja për një periudhë katër vjeçare e 22 automjeteve të nevojshme për Kabinetin Qeveritar. Dukshëm, përmes marrjes me qira (leasing), kursehen plotë 379,765 Euro në vit, ose 1,519,062 Euro për një periudhë katër vjeçare.
po merrni fiat ose skoda pershembull qe te beje 100 here me pak
Kurvat e Albania leasing besoj ne kete mes
mashtrim pas mashtrimi
http://ja-si-te-beni-seks.skroc.pl
Hajde flote hajde…
Bravo, shpjegimi eshte i qarte dhe i plote! I nevojshem edhe per genjeshtaret qe e shperndane lajmin e pavertete edhe per ata qe gati sa nuk u zhgenjyen!
Per nje idjot dhe cope mishi me 2 sy si puna jote, cdo lloj shpjegimi eshte i kenaqshem. Ti edhe mender Mutin e ha per Nutella
Makinat blihen një herë, po qeraja vazhdon gjithë jetën… Kush kushton më tepër?!
Po sikur kryeministri prishi gardhet rreth Kryeministrise, dilte shetitje i vetem me kembe, pa roje e polica, bente “pazarin” ne treg mes njerezve, si kaq papritur u “shqtesuan” per sigurine e tyre fizike??!!
Po kryetari i ri i bashkise, dini gje, vazhdon te udhetoi me autobuz urban per ne punen e tij?
Nuk mendon thelle opozita si kursehet leku kur I Ke ato te vjedhura..
Njeqytetarveshderr do ishte emri me i pershtatshem per ty
po personalitete te larta ke quajne …kto te pa dekriminalizuarit? plehrat e qeverise apo te kuvendit
Ne fakt kurvat e verteta jane porositesit, albania leasing jane tregtare, dhe tregtari treg do me shit produktin e vet. Problemi real ketu eshte se sa te perfaqesuara jane interesat e qytetareve ne keto politika monedhe-shpenzuese qe ndermarrin te votuarit, kur gjithe diten bombardohemi nga keta te fundit me propagande per kursime e medemek ulje shpenzimesh qeveritare. Sic shihet asgje ska ndryshuar nga e kaluara. Kemi thjesht fytyra te reja qe shfrytezojne cdo “hapesire” per te justifikuar tendera shteterore me qellime perfitimi. Eshte e dhimbshme kur sheh se edhe pas 25 vjetesh, ky popull vazhdon te “rripet e plackitet” si trofe lufte!
Llogari hajdutesh.Me 50 mije € blene makine mjafte luksoze dhe 22 cope bejne 1 milion e 100 mije euro.Per dy vitet e para kane garancine keshtu shpenzimet per mirembajtje jane 0.
me leasing shkon me lire or taj, mos boni kompetentin kot.shume kompani sot punojne me leasing, dhe u shkon me lire.
Boni qejf boni se keni gjet delet e shqipKARISE qe edhe po ti q…sssssh ne goje nuk te thone gje!