Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po bën shpenzime luksi për blerjen e 29 automjeteve të shtrenjta për anëtarët e Këshillit të Ministrave.
Partia Demokratike nuk paraqiti asnjë dokument për të faktuar këtë akuzë, por tha se blerja është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të favorizuar një klient të vetin, emrin e të cilit nuk e përmendi.
“29 jaguarë, makina e fjalës së fundit, janë porositur nga Edi Rama për të dhe për ministrat.
Makina si kjo që shihni në ekran, mjetet e preferuara të sheikëve e pasanikëve në botë.
Ky është shpërblimi që ka Edi Rama për ministrat e tij që e kanë kryer shumë mirë deri tani misionin e vjedhjes, zhvatjes, e plackitjes së fondeve kudo, në çdo mundësi që u është dhënë.
Shpërmblim jo vetëm për ta, por dhe për koncesionarin, mikun e Edi Ramës ku do merren makinat”, deklaroi Edmond Spaho, nënkryetar i PD-së.
Partia Demokratike, në oborrin e të cilës disa prej deputetëve të opozitës parkojnë makinat e tyre luksoze, u kërkoi shqiptarëve të ngrihen kundër luksit të qeverisë.
“Një Jaguar i ri për tërë bravo-çunat e qeverisë, është mesazhi i Edi Ramës, për mijëra familje që nuk mbyllin dot muajin, për mijëra që kanë mbyllur dyqanet, për mijëra që po ikin nga sytë këmbët. Shqiptarë! Duhet të ngrihemi e t’i ndalim këta banditë të korruptuar bashkë me jaguarët e tyre”, tha deputeti Spaho.
“profesor” sa poshte po bie… çfare ke, dukesh nervoz kohet e fundit!?
shif kta si bejn si t nershem.
kta qe u caq tu ble mercedesa..
hiqeni ram jaguarin te vij sal merzedesi ! po gerthet demokratikja aa hhaaa aaahhh aaaaaaaaa!!!!!!!!!!!!!!
Eshte e vertete se ish qeveritaret e djeshem vodhen sa munden per vete, po kjo nuk do te thote se kjo i jep te drejten Qeverise Rama dhe Edi Rames ne krye te saj qe çdo kritike ne vend qe te kthejne pergigjen, u thone opozites po ju ça bete!! Kane mbi dy vite ne qeveri dhe populli do rezultate, do transparence dhe fakti qe opozita vodhi nuk i jep te drejeten qeverise te mos jape llogari!! Opozita perfaqeson nje pjese te popullt shqiptar, i mire apo i keq ky eshte dhe qeveria ka detyrim kushtetues te pergjigjet.
Keta nuk kane te drejte morale te kerkojne llogari, thjesht nuk kane. Keta jane hajdute per vete. Therret Hajduti kapni hajdutin, jane te gjithe njesoj, hajduta. Faj ka populli qe nuk u vete tu zere deren dhe tu kerkoje llogari nje me nje
Kesaj i thone te kesh dy bythe nje ta mbash e nje ta cash.kur leshojne lot dhe keto prostitutat e pd-s qe na hoqen skalpin e kokes vaj halli te tjeret.Ptu rrace e ndyre
Jaguari kushton me pak se Mercedesi ka mbi 15 vjet. Edhe suv qe do nxjerre Jaguar kushton me pak se X6 e ML.Beridha e Basha eministrat etij te na tregojne si i kan blere makinat e tyre personale benz 500 se ne fund te fundit dhe ato jaguare vertet blehen per ministrat po ama jan te shtetit e ministrat ndrohen, po keto sa taksa i japin shtetit qe blejne makina kaq te shtrenjta privatisht. si e justifikojn
Doli Sali Baba me 40 hajdute te thote degjo une ju vodha per 20 vjet dhe u mesuat pse nuk me votoni prap se vjedhja kronike eshte si dhimbja kokes mesohesh…..
i rruhet trapi pedese per popullin
sipas pd duhet te kthehemi ne kohen e karocave,se keshtu do pd.te ardhurat ne familje arihen vetem me punedhe jo duke ndenjur parazit.
Ministrat duhet te shkojne me biciklet ne pune, nese ju pelqen jagukari ta blejene me leket e xhepit dhe jo te buxhetit.
Keta te pickes se dhise nuk kane pse te justefikohen se cberi me pare PD, sepse ata i ndershkoi populli me vote.